Linda në ditën e dashurisë!

0
163
ZANA  TAKO
Maturia kërkon ta njoh e të mos e braktis
Fjala gufon brenda kështjellës së mendimit
Legjenda e fjalës hedh valle mbi supe të dashuruarish
Brendia e saj oshëtin në kraharorë shpëtimtarësh
Që vargojnë ngjarje të mëdha
Ku u dashuruan luftëtarë e prijësa
Madhështorë e hokatarë
Të ditur e të ndritur
Në kohën e largët e të afërt
Betejat nuk e lodhin trimin
Por e bëjnë më të fortë
Trimat dinë të dashurojnë
Dinë edhe të ndeshen edhe të fitojnë
Fati nuk është bir i njeriut
As princeshë a shtojzavalle pyjesh
Nuk është as mjerim për atë që dashuron
Të dashurosh nuk do të thotë se je me fat
Dashuria nuk është koncept
As faj, as lëndim, as dhimbje, as lojë,
As lëkundje, as thyerje, as brengë, as vaj
Por dashuria është jetë
Që fillon çdo ditë me vargun e një kënge
Me shkronjën e një fjale
Me melodinë e flladit
Fryma është dashuri
Zëri, etja, thirrja është dashuri
Ec drejt saj
Ndjeje, kërkoje, thirre, preke, shijoje
Dhe do kuptosh o njeri
Sa bukur është të jetosh në dashuri

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.