Ditën e sotme, datë 14 Shkurt 2022 në Zyrën e Prefektit të Qarkut u zhvillua takimi i Task Forcës Vendore Antikanabis, lidhur me realizimin e koordinimit dhe bashkëveprimit efektiv të institucioneve vendore dhe me njësitë e veteqeverisjes vendore në parandalimin, goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lendeve narkotike.
Në takim, i cili u drejtua nga Sekretari i Pergjithshëm i Prefektit të Qarkut, përvec drejtuesve të njësive të vetëqeverisjes vendore (Këshillit të Qarkut, bashkive dhe Njësive Administrative me rrisk në kultivimin e bimeve narkotike) mori pjese edhe Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Albert Dervishaj. Takimi kishte qëllim intensifikimin e veprimtarise sensibilizuese dhe ndergjegjësuese antikanabis nga të gjitha institucionet, njësitë e veteqeverisjes vendore dhe aktoret e tjere me qëllim parandalimin e kultivimit dhe nxjerrjen e qarkut nga harta e kultivimit të bimeve narkotike.