Sot në Lezhë në mbështetje të kauzës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Falenderoj nga zemra qytetarët nga Lezha,Kurbini,Mamurrasi e Mirdita për solidaritetin dhe mbështetjen për kauzën qytetare dhe kombëtare të Teatrit Kombëtar.
Nënshkruam së bashku peticionin për rindërtimin e teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
Mbrojtja e trashëgimisë dhe e kulturës është e rëndësishme për çdo shoqëri dhe çdo komb. Vetëm për shtetin mafioz të Ramës rëndësi ka vetëm paraja, trashëgimia e vetme e tyre është paraja dhe për para janë gati të shembin, të shkatërrojnë, të varfërojnë, të manipulojnë, të arrestojnë dhe ti dëbojnë shqiptarët.
Shembja e Teatrit është vepër e krimit të organizuar.
Edi Rama është fadroma e krimit të organizuar,është shkatërruesi i Shqipërisë,shkatërruesi i kujtesës sonë kombëtare!
Të bashkuar do t’ja dalim të largojmë një herë e mirë gangrenën e këtij vendi të bekuar!
Ditë më të mira do të vijnë!