Bllokimi i transportit publik dhe urban mbetet një problem për shoferët e furgonave. Haki Hoxhaj një nga shoferët në Malësinë e Madhe ka më shumë se dy muaj që është i papunë. Ai tregon se kjo periudhë e ka dëmtuar shumë. Puna me furgon për të është i vetmi burim të ardhurash që ka për të mbajtur familjen e tij Shoferi Hoxhaj tregon se nuk e ka marrë pagën e luftës të premtuar nga qeveria, ndërsa shpenzimet rriten çdo ditë edhe pse akivitetit i tyre vazhdon të jetë i pezulluar
Kërkesa e shoferëve është rihapja e transportit publik dhe urban sa më shpejt. Ajo që kërkojnë është edhe dëmshpërblimi i dëmit të shkaktuar gjatë këtyre muajveTransporti urban shërben për të mundësuar lëvizjen e qytetarëve nga fshatrat drejt qyteteve dhe anasjelltas. Bllokimi që vazhdon për transportin urban ndikon edhe tek bizneset pasi lëvizjet e personave janë më të pakta për shkak se nuk kanë me çfarë të lëvizin duke ia vështirësuar edhe atyre situatën.Nderkaq taxit duket sikur kane zbritur në qiellin e lumturisë.nevojat e qytetarve për të levizuar këta po I kryejnë më sukses ,kundrejt çmimeve të kripura për pasagjeret.Kjo situatë aspak komode për shumicën e qytetarve ka bërë që edhe njëherë qeveria të mos jetë e shumicës por e pakicës .ky ështeë mëndimi tghuajse i të gjithëve.