BËNI SI THEM UNË E MOS BËNI SI BËJ UNË.

0
503

Nga :Rita Kalaj Shkurtaj

Na ka rastisur shpesh ta dëgjojmë këtë shprehje që rëndomtë u etiketohet personave juridik,lidër të një grupi socjal apo edhe të emëruarve si përfaqsues e menaxhues të lidhur drejt për drejt me zbatimin e një rregulloreje të para percaktuar dhe të barazvlefshme për të gjithë ku menjehere pasi hypin në fron zënë ta perdorin me përpikmëri forcën e vetos.
E tillë ishte edhe situata e djeshme në godinën e Bashkise Malësi e Madhe ku me urdher nga lart ishin afishuar nëpër mure dhe dyer,rregullore që lidhen me një kujdes të shtuar në mbrojtje të të ashtequaiturit kovid 19 -te,gripit të familjes Korona i cili mesaduket nuk arriti ta mbjellë atë frikën trompetuese të qeverise për të cilën duhej patjetër ti shtoheshin doza presioni psikologjik që malsorët të kujtohen se rreziku i vertetë vjen vetem nga mosbindja.
E gjindur aty për të terhjek një dokument zyrtar në zyrat kolektive me sportele të kufizuara me nga një metër katror për një punonjës ku shumica nuk e dinë as vetë se ça pune bëjnë apo kë sektor mbulojne,si masë mbrojtëse apo në zbatim të rregullores së re kishin nxjerre në ambjentet e jashtme makinerine dixhitale për të tërhek kuponat e shërbimit ku sipas tij isha e 10-ta ne rrallë.Një rregullore false e aq qesharake sa ta ndiesh veten krejt pa fat të jesh i detyruar që në pikë të mengjesit të përballesh me njerez dhe situata të tilla.Me kohë të plote pata mundësi për ta parë si funksiononte kjo rregullore me dy standarte,gjë për të cilën mjaftuan ata pak persona që ishin aty në pritje për të marre sherbimin qe u nevoitej.
Pas pak minutash doli një grua e moshuar me një mori dokumentash pencioni dhe me një maske në dorë ku iu drejtu të shoqit me fjalët…tani është rralla jote,merre maskën time në dorë se nuk të lënë të hysh pa të.
Ndërkohë tek dera kryesore që të çonte në katin e dytë apo në zyrat e tjera hynin njerez pafund pa maska,pa doreza e pa kupona false edhe pse ajo dere vezhgohej nga një polic i cili mbante qendrim me dy standarte.
Dikush nga të pranishmit foli me zë të lartë.Gjithë këta punojes sillen kot e nuk na kryejn asnjë shërbim.Mjaftoi kaq që polici të hillej në sulm.
Djali a ke maske? -jo iu pergjigj ai.
Pa maske nuk mund te hysh.
Shko bli masken dhe vetëm atëherë do mundesh ta marresh sherbimin,ndryshe pret kot.
Nje tjeter person diku rreth 60 tave i ulur nga Vermoshi kërkoi të dije ku mund ta merrte një sherbim hartografik dhe sërisht mori përgjigje indiferente nga polici.Ndjeva vërtetë keqardhje aq sa për humanizem i dhashë une një pergjigje sa per ta orjentuar.Mjaftoi kaq që polici të nderhynte e të pohonte rishtas me një ton kercenues se askush nuk mund te marrë sherbim pa maska,sikur donte të më bente presion.Me mjaftoi kaq që të nervozohem sa ti pergjigjem me ironi.Nese ju nuk mbani maska si guxoni tua kërkoni të tjereve këtë mase.
Une mbaj distance mu pergjigj pa dhogaritur se atij do ti nevojiteshin se paku 1.5 m hapsire e distance nga njerzit per ta patur ate mundesi mbrojtjeje, në një kohe ku dera që “ruante” ai është improvizuar si dere aneksi jo më e gjerë se 90 cm – 1 m. Situata qesharake kulmoi kur një person i moshuar punonjes bashkie për ta shprehur humanizmin e tij dashamires më therret si menjane dhe me ofron masken e tij (të perdorur) sa të marr shërbimin në zyre. Nderkohe nje person me “Këpuce të Rënda” partiake hyri pa rralle pa makse e pa kupon mori dokumentat që i duheshin dhe doli.Megjithese masken e kisha në çantë vendosa të hyj normal me transparence të plote si krejt stafi i punonjesve,një pjesë e të cileve ishin mbledhe në një tavoline e po pinin kafe.Me gjithë presionin dhe debatin e mosbindjes time edhe pse u munduan të më shpjegojne se duhet të bej si thone ata e jo si bejne ata..mora shërbimin e kërkuar dhe dola.
Edhe kesaj here u largova me pershtypjet me negative për këta punonjes.
Askush nuk e shikon punen si detyrë por si privilegj perfitimi ndaj ndjej vertete keqardhje për ta pasi bota rrotullohet dhe froni nuk trashegohet.
Malesia e Madhe ka rënë ne duart e të pa përgjegjshmëve dhe të paafteve të cilët nuk dine të mbrojne veten dhe as të tjeret.Emrat e tyre shënohen dita ditës nëpër shkresa zyrtare që malsorët janë të detyruar ti pasqyrojne sipas nevojave të tyre jetike të cilët në rast nevoje do jene lehtesisht te verifikueshem.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.