Sot pranë Qendrës Komunitare “Për Familjen” nr.5 dhe Qendrës Rinore “Atelie” u shpërndanë mjete didaktike dhe argëtuese për fëmijët dhe të rinjtë frekuentues të programit pas-shkollor.Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit IRMA – “Përmirësimi i aksesit dhe riintegrimi i fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të kthyera nga migrimi, në edukim, punësim dhe shërbime sociale”, financuar nga GIZ, në zbatim nga Tdh.Ky projekt është një tregues I perkujdesjes veçanarisht ndaj atyre familjeve të kthyera nga emigracioni.vazhdimisht Bashkia Shkoder e ka patur në qëndër të vëmëndjes familjen shkodrane dhe në mënyrë të vëçantë ato familje të kësaj kategorie.