Kursi i Rrënave

0
218

Të nderuar lexues, po vijojmë  botimin e cikleve   të poezive   satirike , të poetit     të talentuar   të këtij zhanrri  Xhuljo Ndreka.I kemi shkeputur  këto poezi nga  libri “Kursi i Rrënave”që pret të dalin shumë shpejt  nga  botimi.Ndaj  besojmë  se  lexuesi do mbetet  i befasuar jo vetem nga tematika , por edhe nga  forca  cilësore  e vargut.

Nga: Xhuljo Ndreka

NJË…..

Një bigbrother rrezik-zinjsh

Do ta hapim këtë verë,

Konkurrenca u ba e madhe,

Tym për shpi e der për derë.

Nga kjo deë del me miliona

Po s’lejohen shum persona

Kur e hapen derën shkova edhe vet

Mirboll jan tre muj me i kalu i qetë.

U bana në qejf dhe lirshëm fare

Shtatori simjet po më gjën me pare.

Emrin n’list e pata

Kot nuk m’banen za

Prap dhe sot një vjet

Pa provu se la.

KURS PËR RRËNA

Ndini zonja e zotni,

N’kurs per rrena un kam hi

Sa mos t’mbës thash pa zanat,

Se kjo jetë qënka e gjate.

T’marr ikyt se s’du shkoll t’nalt,

Se me rrëna s’mbet kurr n’balt.

Kam studiu e kam shtrryll trut,

Rrëna asht zanat i butë.

Në tan klasen kesh ma i miri,

Kam studiu edhe me qiri

Zjusha m’tha ti rrena pa zor

E n’klas m’vunen senator.

 

PËRPUTHËN

Me gjet nuse s’jan punë t’thjeshta,

Të përputhen me shku deshta.

Per pak desh ngela beqar,

Po si s’me ra mu n’mend ma par.

Kam harxhu gati 1 milion,

Me marr pjes n’kyt emision.

Kjo po qe asht mundsi,

Hin tek pull e del zotni.

 

FËMRAT

Fëmrat kanë një privelegj

Dalin  xhiro lakuriq

Del me streçe Miss tamam

Midis dimrit vesh fustan.

Shumë pare lënë për kry

Nuk lënë vënd pa u kly n’ftyrë

Një kët fjalë e them prej zori

I shëndrit balli si  fosfori

S’dihet gja si është normale

Minifund e me sandale,

Kanatirja   tyl I gjallë

E shek krejt pëshkun mnë  zallë

Shkurt e troç per këtë fëmër kam mallë.

 

LaZARATI

Na ka kap kriza Botnore

Hëm peër lëkë , hëm për dashnore

Hajt se lekt po I gjëjmë uhaaa

Po dashnore për ne s’ka

Se kem ndodhur fukara.

Na ka kap kriza  n,t’holla

Veçastarët dhe… kem nder pantolla.

Unë mëndimin ekam ndrru

Me shtepi me u transferu

E në paça fat ..

Me ble Shtepi në Lazarat

Se atje por dhe   në vënde tjera

Ta dish mirë more lum zotnia

Është një barë që se hanë bagtia

Por mbas tij mbaron Rinia

Thonë  që e kan  me qejf dhe politikanët

Thonë është barë që t’kënaq kërrnaqet

Të ban trim  edhe me të mbush xhepat

Bëhesh I mënçur e stë lënë pas dorët

E të vihen në rradhë edhe  dashnorët.

OIshte ky pra Lazarati

E lumi aji që  eci fati …

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.