Projekti i Zbatimit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit

0

Ashtu si qeverit e më parshme , edhe qeveria socialiste në këto 8 vite   të mandatit të saj  qeverisës, thuajse nuk i ka kushtuar aspak vëmëndje transportit hekurudhor, madje    gjithë rrejeti I hekurt,  ka shkuar drejtë një degradimi të plotë, Gjithësesi duket se tashmë   komisioni europian  dhe instucionet kryesore financiare po e hapin qesen per te financuar  në  permisimin e infrastructures  hekurudhore. Kësisoj dhe  M.Madhe është përfshirë ne këtë project.

Komisioni Evropian dhe institucionet kryesore financiare ndërkombëtare (BEI, BERZH, BKE, KfË, BB) po mbështetin vendin tonë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së transportit, mjedisit, energjetikës dhe sektorit social e digjital, nëpërmjet programit ËBIF (Fondi i Investimeve të Projekteve të Infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor). Konsorciumi ndërkombëtar, SUEZ-IPF, është ngarkuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin në Komisionin Evropian për të mbështetur Hekurudhën Shqiptare në pregatitjen e Projektit të Zbatimit për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i HotitPërse është i nevojshëm ky projekt? Rrjeti hekurudhor shqiptar është tejet i amortizuar duke ndikuar në shërbimet e munguara të transportit të mallrave dhe pasagjerëve. Projekti do të mundësojë ofrimin e shërbimeve bashkëkohore të transportit hekurudhur, perfshire rritjen e shpejtësisë dhe sigurisë, në përputhje me standardet e BE-së. Linja do të rehabilitohet në gjurmën e hekurudhës egzistueseProjektimi dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis sapo përfunduan. HSH, me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të sigurojë të gjtha miratimet e nevojshme për të realizuar fazat e tenderimit dhe ndërtimit (nga 2021 e tutje) në varësi të mundësive financiareNë Bashkinë Malesi e Madhe projekti do të përfshijë : • rehabilitimin e trasesë nga km 111+500 në km 140+000, me një gjerësi 6.6m; • zëvendësimin e superstrukturës (shinat, pjesët metalike dhe traversat); • ndërtimin e mureve mbajtës për të shmangur rrëshqitjet e terrenit rrëzë kodrave; • zëvendësimin e tombinove, me të reja me diametër të përshtatshëm për të siguruar qarkullimin e duhur të ujrave nga njëra anë e trasesë në tjetrën; • përmirësimin e kanaleve kulluese, në të dy anët e hekurudhës; • zëvendësimin e urave të vogla, me të reja, me gjerësi 6.0m; • ndërtimin e urave të reja mbi përrenjtë e Vrakës, Rrjollit, Banushit dhe Përroin e Thatë; • ndërtimin e stacioneve të reja Koplik dhe Bajzë; • përmirësimin e kalesave të autorizuara – 14 të tilla në Bashkinë Malësi e Madhe – me sistem të automatizuar sinjalizimi të standarteve evropiane për të garantuar sigurinë e këmbësorëve dhe automjeteve; • mbylljen e kalesave të paautorizuara dhe mundësimin e lidhjes midis qendrave të banuara dhe kalesave në nivel nëpërmjet rrugëve të shërbimit; • rrethimin e stacioneve dhe linjës hekurudhore në të gjithë gjatësinë me gardh mbrojtës; • plotësimin e rrjetin ekzistues rrugor dhe rivendosjen e lidhjen e tij, që ndërpritet nga rrethimi i plotë i vijës hekurudhore, me rrugë shërbimi (ose ndihmëse);  ndërtimin e pengesave kundër zhurmave.Cilat janë përfitimet e pritshme gjatë funksionimit të
hekurudhës së rehabilituar?
• Produktivitet më i lartë bujqësor si rrjedhojë e
përmirësimit të sistemit të kullimit;
• Shmagia e aksidenteve nga rrethimi i hekurudhës;
• Shmagia e aksidenteve nga ndërtimi dhe operimi i
kalesave të sigurta dhe të automatizuara në nivel;
• Shmangia e aksidenteve nga ndërtimi dhe operimi i
një sistemi bashkëkohor sinjalizimi e vëzhgimi;
• Shmagia e erozionit për shkak të ndërtimit të mureve
mbajtëse në segmentet ku hekurudha kalon rrëzë
kodrave;
• Rritje të shpejtësisë së trenave;
• Rivendosja e transportit hekurudhor të mallrave e
udhëtarëve;
• Kthimi i stacioneve të trenave në pika referimi për
shërbimet e tjera të transportit vendor si autobuzave,
taksive apo dhe parkimit;
• Zhvillimi i ekonomisë vendore e kombëtare si pasojë e
transportit hekurudhor;
• Rritje e punësimit e si rrjedhim i zhvillimit të ekonomisë
duke rritur kështu cilësinë e jetës dhe sigurisë për
qyteKompensimi i tokës?
Blerja apo marrja me qera e tokës do të bëhet sipas ligjit
Nr. 8561/1999 “Për Shpronësimet”, i ndryshuar me ligjin
Nr.11/2020 dhe VKM-ve në zbatim të tij, përfshirë marrjen
e të gjitha hapave të mundshëm për mënjanimin e
shpronësimit.
Për këtë projekt, nevojitet një sipërfaqe toke për hapjen e
rrugëve të reja të shërbimit dhe lidhjen e tyre me kalesat në
nivel;
Toka për rrugët e shërbimit do të shpronësohet (nga
pronarët e ligjshëm) prej shtetit nëpërmjet një VKM-je të
posaçme dhe bazuar në vlerën e tregut dhe standartet e
BERZH-it.
HSH-ja do të sigurojë marrëveshjet e duhura me pronarët e
ligjshëm për shitblerjet e tokës dhe për qiramarrjet ose
kompensimet e pasurisë personale.
Ku mund të merret më tepër informacion?
• Pyesni përfaqësuesit e bashkisë apo njësisë suaj
administrative;

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.