Kujdesi për blegtorinë/Frida Krifca:Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, përfitojnë 12 mijë blegtorë

0
201
Shqipëria, më pak blegtori/ Gjatë 2020 më pak lopë, dele, dhi dhe qumësht -  Top Channel
12 mijë blegtorë shqiptarë do të përfitojnë nga skema kombëtare e mbështetjes për vitin 2023.
Ministrja e Bujqësisë dhe UShqimit Frida Krifca, vizitoi një stan malor në Malin e Çajupit, në Libohovë.
Ky stan u mbështet nga qeveria, me instalimin e paneleve diellore për energji si dhe vendosjen e një rezervuari ftohës, i cili garanton ruajtjen e qumështit deri tek pikat e grumbullimit.Blegtoria në rënie, a mund të shpëtohet?! - Revista Monitor
“Kemi zgjedhur disa stane të tillë për t’i mundësuar infrastrukturën energjitike që i mungonte duke instaluar panele fotovoltaikë, inverter si dhe infrastrukturë ruajtëse me tanker ftohës çka i mundëson këtij stani por dhe disa blegtorëve përreth që ta grumbullojnë e ta ruajnë qumështin në tankerin ftohës që merr energji nga panelet” tha ministrja.
Zonja Krifca u shpreh se fokusi i mbështetjes qeveritare është zhvillimi i një blegtorie të qëndrueshme, edhe përmes aktiviteteve të tjera që nxisin agroturizmin.

FJALA ESHTE PER BLEGTORINE
“Më tej do të punojmë për mbështetjen në përpunimin e qumështit dhe certifikimin e produktit drejt e nga stani.Korçë/ Blegtoria e lënë pas dore, 23 mijë Ha kullota dhe pyje pa dhen dhe  dhi, 1/3 e mishit të konsumuar, importohet | Gazeta Telegraf Këtë model po punojmë ta shtrijmë me Institutin Francez të Blegtorisë edhe në zona të tjera duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë së imët e të qëndrueshme, duke adresuar problematikat e vërteta të këtyre sistemeve të prodhimit e duke ruajtuar këtë trashëgimi e pasuri të kombit tonë” tha zonja Krifca.
Qeveria shqiptare mbështet në këtë nismë bashkë me Institutin Francez për Blegtorinë, duke synuar që kjo të shtrihet edhe në zona të tjera të vendit.
Disa staneve do t’u mundësohet infrastruktura energjitike me vendosjen e paneleve diellore, por edhe paisjeve për përpunimin e qumështit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.