Ardi veliu:“Zero tolerancë!”Ngjarjeve kriminale, takim me drejtorët e policisë, paralajmërim për pushim nga puna

0

Zbardhet takimi që zhvilloi sot drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me drejtorët Qendrorë e Vendorë dhe shefat e Komisariateve në vend. Parandalimi i ngjarjeve kriminale, i kultivimit të kanabisit dhe ndërtimeve pa leje, ishin temat në fokusin e këtij takimi që u zhvillua në Drejtorinë e Policisë.Nisur nga ngjarjet e fundit në fushën e krimit ndaj personit dhe të dhunës në familje, Drejtor Veliu ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore.Gjatë takimit, Drejtor Veliu ka kërkuar prerë e qartazi, reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.“Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime. Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, theksoi Veliu.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.