KUJT I TAKONTE GJERDANI I ARIT?

0
1060

Aleksandra Pasko 

Meqe ndodheshin pa pune prej disa kohesh, bashkeshortet e familjes perballe pallatit, vendosen te merreshin me tregetimin e rrobave te perdorura. Djali bente furnizimin, nusja dhe vjehrra, secila per vete, i shisnin. Meqe nuk jetonin bashke, si shpenzimet ashtu edhe fitimet i takonin seciles . Djalit dhe njekohesisht bashkeshortit te nuses i jepnin secila aq sa e kishin llogaritur qe ne fillim.

Vazhduan keshtu per disa vite, dhe ishin te kenaqura, pasi arriten te bejne nje jete disi normale.

Me pas morem vesh se kish plasur nje sherr I madh ne familje.
-Une po shes fustanet, – i pat thene se vjehrres nusja, – kurse ti merr rrobdishamet e peshqirat e banjos, si dhe intimet.
-Po ato nuk ecin fare ne kete kohe! Ndoshta kalojne dite dhe nuk mund te shes asgje. Te rri kot gjithe diten, pa fituar asnje lek?
-Une keshtu i kam ndare dhe keshtu do te bejme. Kete rradhe merr ato qe te thashe, se une i kam nisur fustanet ne baraken ku shes.
Ashtu u tha dhe ashtu u be.
-Nuk shita asgje sot, – mendonte nena – .Po sikur t’ja ul cmimin? Me mire te fitoj pak se fare.
Edhe pse e uli cmimin, shiti fare pak. Te nesermen vendosi t’i bente nje reklame me te bukur. Vendosi nje shkop dhe do t’i varte te gjitha ne varese. Ekspozimi do terhiqte vemendjen e bleresve. I mori te gjitha me rradhe. Vari ne fillim me te bukurat. Njera I rendoi ne dore. Ishte nje robdesham blu I kadifte, I shdritshem. Ne njerin xhep tingelloi dicka. Futi doren ne xhep. Cte shihte?
Nje gjerdan I trashe i arte, me ca gure te bardhe e te kuq, punuar shume bukur! U tremb, gjaku i hipi ne koke. Instiktivisht mbylli grushtin, por ai nuk ia permblodhi dot ate gje te bukur. Futi mallin ne magazine perseri, I vuri celesin dhe pothuaj me vrap shkoi ne shtepi.
– Sa keq! Kushedi kush do ta kete harruar ne xhep kete gjerdan me vlere. Me pas, kur ka pastruar raftat e ka hedhur duke mos e ditur se kishte kete brenda. Kushedi se nga c’vend i botes do te kete ardhur.
E hapte, e shikonte. Nuk I besohej!
-Te jete fallso? Jo, jo eshte i vertete dhe shume I kushtuehem bile.
-Do ta shes te dyqani I arit. Leket do t’i fus ne banke dhe do t’i ruaj per vdekje. Me rerdhi dhurate nga zoti! Ashtu do bej. Une nuk kam asnje leke te ruajtur per varrimin tim. Te pakten nuk do te detyroj djalin te marre leke borxh, kur te vdes! Me mire po ia tregoj djalit! Edhe ai do te jete dakort me mendimin tim. Po sikur t’i perdorim parate per te marre shume furnizim? Ndoshta nga shitja e mallit mund te fitojme edhe me shume? Po sikur te mos jete dakort nusja?
Dha e mori me vete, por nuk arriti ne nje perfundim qe ta bindte.
Pasdite shkoi ne shtepi te djalit. Nuk dinte si ta fillonte biseden.
-Degjoni! Me ka ndodhur dicka dhe dua t’ua tregoj. Ta pleqerojme bashke se c’fare eshte me e udhes te bejme.
Nxori gjerdanin nga xhepi dhe ia tregoi te birit.
-Uaaa! C’fare mrekullie!, – thirri nusja dhe ia kapi nga dora e me shpejtesi e vuri ne qafe. Uaaa! Tamam per mua. E mrekullueshme! Ku e gjete?
Ishte ne xhepin e nje robdeshami te plackave qe do te shisja.
-Aaa, hata fare! Kjo eshte per mua! O sa e bukur. – tha nusja dhe u sul ta perqafonte nenen.
-Dale, – tha I biri, – mos u ngut kaq shume. Ne gjendjen qe jemi eshte mire ta shesim dhe te rregullojme disa gjera ne shtepi tonen dhe te nenes. Te blejme ndonje TV te ri, nje krevat e dyshek se na eshte prishur…
-Une mendova qe ta shesim e leket t’i ve ne banke, se jam e moshuar, e vdekjen ne prag e kam. Te pakten te mos vraponi neper bote te merrni borxh.
-Hepra, se ka mbetur kush pa u varrosur! Do kohe ajo pune! Nuk te le kush mbi dhe edhe te duash ti! Jo, jo, kete do ta mbaj une. As kur u fejova e as kur u martova nuk me sollet gje te arte, se nuk kishit para. Ja kjo eshte dhurata.
-Dhane e moren deri vone. Biseda e humbi qetesine, zerat u ngriten me lart derisa u be nje shamate e madhe.
Te nesermen gjerdani u kembye te dyqani i arit. Gjerdani u vleresua 2.500.000 leke te vjetra pasi guret ishin te cmuar. Parate u ndane ne tre pjese. Nena futi ne banke 800.000 mije leke te vjetra, nusja bleu nje gjerdan dhe nje unaze, djali bleu nje TV dhe nje lap-top.
E keqja eshte se pavaresisht se te gjithe moren ate qe deshen, u prish harmonia e familjes. Asnjeri nuk mbeti i kenaqur. Flasin me njeri tjetrin, por te gjithe jane hatermbetur.
Gjerdani ne vend qe t’i sillte gezim, I prishi gezimin dhe harmonine qe kishin. Sot gjerdani ndodhet ne vitrinen e dyqanit me nje cmim marramendes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.