FTESE
Për pjesmarrjen në konkursin poetik
“Trokitje” për çmimin; “Gjekë Marinaj”.
Poet të nderuar , lexues të revistës “Fjala”. 19 gushti I vitit 1990, pra 3o vite më parë ka shënuar një ngjarje të rëndësishmë në komunitetin e poetve të asaj kohe.Ishte poezia Kuajt e një poeti ëndrrimtarë, çka bëri bujë aso kohe, sapo qe botuar në gazeten “Drita”. Poeti i ri Gjekë Marinaj , ironizoj guxmshëm kohen me poezin “Kuajt”.Ne deshmitaret e atij realiteti, që e kishim lexuar në dorëshkrim këtë poezi, prisnim me frikë arrestimin e poetit. Por jo . “Kuajt” e çuanë në Amerikë poetin.Kësisoj revista “Fjala” nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj, I cili për hirë të së vertetës ka qënë dhe një support i guxmshëm i asaj kohe , që poezia”Kuajt” të botohej , për të trokitur në çdo zëmër rinore e studentore, duke u bërë kështu poezia disedente e kohës.Ndaj në këtë 3o vjetor të botimit të poezisë “Kuajt” hapim konkursin “Torkitje “ për Çmimin ; “Gekë Marinaj”.Ftohën poetet që desherojnë të jënë pjesë e ketij konkursi, të dergojnë poezinë e tyre në adresen elektornike të revistës shkabarevista@yahoo.com. Eshtë e pranueshme një poezi deri në 35 vargje. Poezia duhet të jetë e pabotuar më parë.Poezia duhet të jetë e shkruar brënda normave dhe standarteve të gjuhës Shqipe.Veçmas garës për tre çmimet e para, të gjitha poezit do botohen në një numër special të printuar të revistes “Fjala”.Ju mirëpresim , 19 gusht 2o2o hapet konkursi per të vijuar një muaj me rradhë.Kësisojë janë të ftuar të gjithë poetet të marrin pjesë në këtë konkurs.Ju mirëpresim!
Për kreshërinë e të gjithve më poshtë poezia “Kuajt” botuar me 19 gusht 1990 në gazetën Drita. Nga Gjekë Marinaj
KUAJT
Tërë jetën duke vrapuar rrimë
Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;
Hamë atë ç’na japin,
Ecim nga na thonë,
Asnjë nga ne s’është mendje hollë.
Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti jashtë…
** MALLI S’KISHTE FJETE GUME **
~
Në një shëtitje të trishtë në hullinë e memories
hyra në shtëpinë e vjetër atje në Razem të Shkrelit
derës i’a putha pragun gjithë ankth
e ajo më ledhatoi me mall…
.
Vatra e zjarrit me zë dëshprimi më qortoi
-Përse je përhumbur?
harku i oxhakut me buzëqeshi
vargonjët mbi vatër fytyrën ma njohën!
guri i votrës u zgërdhi e tha
– Ma paske vjedhur ngjyrën!
dhomat më flakën hidhërueshëm
larg netëve të harruara
.
Të qoshja e shtëpisë data e gdhendur në gurë
mbuluar nga myshku
edhe hekurat e dritareve të holluara
prej ndryshkut
.
Aty në trupin e arrës germat e emrit tim
ishin rritur bashkë me trungun
në livadhe përreth më ngjau
se lulet rriteshin pa kolor
dhe pa aromën e parfumit
Madje edhe lëndina të tjetërsuara nga korezioni
.
Dielli i korrikut zemrën s’ma ngrohu
edhe hëna nga nervoza
lindte tëpër vonë
.
Eh rinisë sime i kishin humbur gjurmët
përgjithmonë
Malli s’kishte fjetur gjumë kaq mote
… sa mot??
.
O streha ime e dikurshme nën atë çati harrimi
o vegim o dritë e frikshme
më jep atë shpresë
të jetoj edhe këto pak vite që më kanë mbetur
deri në të largëtat kujtime
Ashtu si rrjedh vargu i poetit në dhimbje
.
Gjeto Turmalaj.
nga vllimi poetik “Borxh për Neser”