SOTIR ATHANASI

Ndërtesa, më në fund, u mbush me qiramarrës. Kjo, në vënd që të forconte bashkëpunimin e ndërjelltë të komunitetit, sikur ndihmonte shpërbërjen e tij. Nënvlerësimi i tjetrit ushqente mënjanimin dbe kjo e fundit, shpërfilljen.
Kati i tretë e i katërt, i atij shtatëkatëshi, ndënji gjatë pa i dhënë dy hyrjet, përkatësisht njëra mbi tjetrën. Mbase edhe për shkak të çmimit më të kripur në krahasim me tre katet e më sipërme.
Te i treti, më në fund, qe futur një nuse e re me një fëmijë të vogël tre vjeç, ardhur nga emigrimi në Greqi dhe që punonte banakjere në një lokal nate. Ajo kishte punësuar një vajzë të re që kujdesej për fëmijën mbas orës katër deri në orët e para të mëngjesit.
Një kat më sipër ndodhej një i ri në moshë për të cilin njerëzit thonin se qe në proçes divorci me të shoqen dhe se faktikisht, ishte i ndarë prej saj. Ai punonte diku për t’u kthyer vonë në hyrjen e tij prej beqari, tanimë.
E veçanta për ‘të, duhej pranuar se: ai i kishte bindur banorët për lagështinë e murit dhe i ftonte të gjithë të vinin e t’a shihnin. Por asnjëri s’qe ngjitur deri në katin e tij, ashtu si kërkush s’u bë kurioz të shihte ç’ishte kjo lagështi për të cilën ai shpenzoi ca para, ngaqë duhej ngrijtur skela. Komshinjve të atij seksioni u kishte ardhur mirë ky veprim hidroizolues, të themi dhe e shihnin me simpati të riun. Ky e kishte rregulluar shkarkuesen e ujrave të shiut që nga taraca e deri në fund mbërthyer me ganxha që të mos vidheshin tubat siç edhe kishte ndodhur derimë tani.
– Kjo qe dukja. Se, ashtu si hekurat vishen me beton, edhe ca gjëra të tjera, të ngjajshmen e tij kanë.
Kështu e nisi gazetari investigativ tregimin. Përvoja dhe intuita e tij, shpesh kishte tejçuar edhe praktikën policore. E, në ndonjë rast fantazia e kronistit, ashtu si edhe me ne shkrimtarët, përzihej me realitetin. Natyrisht, jo për të zbuluar fjalën portugeze Paramnezi, por për të kuptu-ar më mirë tabllonë e krimit. Veçse, ajo që do t’u tregoj ndodhi me nusen e re të katit të tretë.
Ngjante me “KOMPLEKSIN GJENOVEZE” *) në NewYork, por kishte edhe të veçantën e saj, si në çdo gjë tjetër shqiptare.
Qe një nga ato netët e errëta ku çdo gjë ishte çngjyrosur e tjetërsuar për të përcjellë jo vetëm paqartësi e trishtim, por edhe frikë e parandjenjë rrezikshmërie.
Ishte ora tre pas mesnate kur mbërrijti përpara shtatëkatëshit të saj gruaja e re. Ajo kyçi makinën dhe kur zbriti një hije doli nga nënshkalla. Nuk i kishin bërë sytë jo. Por e hoqi veten sikur nuk e vëri re.. Ngrijti kryet lart dhe pa dritën e ndezur në dhomën ku rrinte dadoja me djalin e saj.
I vogli kishte parandjenjë dhe e nuhaste mbërrijtjen e të ëmës. Madje, kësaj here edhe pse ishte në gjumë, zgjuhet menjëherë dhe u dëgjua zëri i tij i cili pasoi atë të së ëmës njëherësh:
– Mami!

– Bir!
Për të vazhduar:
-: Dua mamin, dua mamin time!
– Erdha bir, – u përgjigj nusja e re për të zbutur sadopak egërsinë e agresorit.

Por, s’mbërrijti të hedhë as një hap përpara.
Hija kishte bërë ballë para saj që t’ia hiqte mundësin të hynte në rampën e shkallës nga që aty, ajo fare kollaj, ishte në gjëndje t’u binte dyerve të komshinjve.
Djali në katin e tretë i shtoi të qarat dhe dadoja doli megjithë ‘të në ballkon.
Befas nisën të ndizeshin të gjitha dritat e dritareve të banorve.
Nusja e re thërriti:
– Ndihmë, ndih . . . – por nuk mundi të plotësojë fjalën se dora e hijes ia vulosi gojën.
Ajo duke u përpjekur t’i shpëtonte nga duart agresorit, njohu fytyrën e ndyrë me të cilin edhe qe grindur në banak, por ndërsa ai përpiqej t’a shtrinte në asfalt që pastaj t’a zhvishte,

gruaja mundi të heqi këpusët me taka dhe njërën t’a shtrëngojë në dorën e saj të djathtë.
Lart fëmija, sikur keqbërësi të torturonte atë, u shqye nga të qarët dhe thirrjet:
– Ma-mi! Ma-mi! Ma-mi! Dua mamin time. Dua ma a a a min!
Tingulli i atij zëri fëminor do të rrëqethte çdo njeri që në gjoksin e tij ka një zemër dhe jo gur. Por, nuk iu përgjigj kërkush nga siluetat pas qelqeve që nisën të dridhen pas perdeve që edhe ashtu, si në teatrin e hijeve, shihnin të përpëlitej një femër për t’u mbrojtur nga një tjetër hije agresor i cili pati paturpsinë të tallej me të miturin:
– Mos qaj xhan. Se mami jot ka ca punë me këtë xhaxhin e shpellave. Kështu nuk më quajte atje në banak?
– Po dhe ti po e vërteton , – tha ajo që rrotulloi sandallen për të gjetur pozicionin më të mirë që t’a godiste vetëm një herë dhe sa më fort nga ana e takës që ishte metalike, mundësisht në sy.
Ajo e dinte se nuk do të kishte mundësi t’a përsëdyste atë goditje që:

duhet të qe shpëtimtare.
Ashtu si gruaja diçka, nga macja ka,
Edhe kjo fisnike nga tigri diçka ka,
“Kushtrimi I të parëve” nënën thërret.
Se, fëmija qan shqyhet e për të pëlcet
Dhe, dinakëria e Odisesë del sërish në pah’.
Të qarat e fëmijës s’rreshtin dhe thirrjet për të ëmën, gjithashtu.
– Edhe ti po vërteton se je,
jo nën pemë, siç të thashë atje, në banak,
por nën shalët e një shpellari
Pas kësaj ai lëshoi një të qeshur neveritëse. Por, s’qe koha e të ndotit e krupës apo të vjellave. Koha e dinakërisë për të dërmuar forcën. Për të mposhtur dhunën, Ai çast kishte ardhur. Dridhërima e zërit të djalit të saj, ia rriste urrejtjen dhe mprihte dinakërinë.
– Mirë, me mua ke inatin e banakut, po me tim bir, çfarë ke, dhe i thua vetes burrë. Shikoje një herë si po shqyhet për mamin e vet. . . . Një burrë i vërtetë nuk e lë fëmijën të lotojë. Shihe sa i bukur është, djali i mamit të tij!
– Që, edhe pak e do t’a shqyej, – tha ai dhe ktheu kryet nga ballkoni.
Ky qe çasti.

Kali I Odisesë, rrëzoi Trojën.
Taka metalike goditi në njërin sy dhe
ndonëse s’mundi t’a qëllonte edhe tjetrin,
Nga thonjtë e agresorit:
Nusja,
Gruaja,
NËNA e fëmijës u çlirua!
U l ë r i m a e agresorit nga dhimbja në sy, duhet të ketë zgjuar edhe gjumashin më të madh dhe duhet të ketë nxjerrë në dritare edhe kampionin e shpërfilljes që:
megjithatë nuk u bë i gjallë të reagonte.
Gruaja e re nuk mund të ngjitej te shkallët. Aty mbërrijti shpellari që tanimë kishte nxjerrë një thikë.
Nusja thërriti përsëri. Provokimi i saj qe dëshpërues :

– A ka burra ky pallat, apo meshkuj për në krevat si ky CIKLOPI që ka zënë në shkallën?
Tha kështu dhe u turr drejt makinës, jo për t’u futur në ‘të, se e dinte që egërsira do t’a mbërrinte. Por për t’a hutuar që të lironte hyrjen. Se, nga lëvizjet, kjo grua ishte në gjëndje të dallojë difektin në sy që i shkaktoi.
Ndërkaq, i vetmi burrë në pallat që ndjeu këtë, ishte i riu i katit të katërt. Ky, si vëzhgoi nxitimthi, diç futi në gji dhe u kacavjer nga tubi i shkarkimit për ujrat e shiut që sapo kishte rregulluar. Mënyra se si zbriti dhe nxitimi flisnin për një njeri me përvojë për atë që po bënte.
Të qarat e djalit u shtuan. Befas ai thirri:

-Babi! Dua babin time! Du -a ba-bin ti-me!
Të riun ai zë e drodhi. Hodhi drejt errësirës vështrimin e ujkut dhe pikasi viktimën e tij: agresorin. Ai po fshihej te pjesa e pasme e automjetit që, nusja e re, sapo të shkëputej nga ana ballore dhe të merrte drejtimin e shkallares, ai të dilte dhe t’i priste udhën. Por. . .,
Djali, tejet i shpejtë, mundi t’i dali i përkulur nuses përpara

dhe. . . ,
me noimën e gishtit tregues në buzë, I thoshte se duhej të heshtte.
Ajo shtangu.
Jo se u trëmb,
por se nuk e priste të shihte në ato çaste jetë a vdekje, ish burrin e saj me të cilin nuk qenë mbushur dy javë nga proçesi i shtyrë për divorc.
Ai i kishte thënë:
Ai i kishte thënë:
Kudo e të shkosh, pas do të më kesh si hije, vetëm e vetëm se nuk mund të qëndroj larg teje
dhe sidomos atij fëmije që qan.
Gishti tregues midis buzëve e lumturoi nusen. Fëmija vazhdonte të qante dhe të thërriste:
– Ba-bi! Dua babin time! Dua ba-a-a-a-bin!
Ky zë i pafajshëm fëminor, bëri që nusja e re edhe pse me gjoks të shqyer nga një egërsirë, të vëri buzën në gas e të mendojë.

“Ja, tani do të vijë babi. Sa të bëhet I denjë për ty, bir”
Kurse rioshi-baba, kaq donte që të nxirrte nga gjiri një shishe me raki dhe t’i turrej me shpejtësinë dhe forcën e tigrit, hijes së kërrusur.
Nuk i nguli dhëmbët. Jo. Por i theu shishen në kokë.
Agresori ktheu kryet dhe
babai i fëmijës për t’a shpëtuar të ëmën e shqyer nga ato duar të fëlliqura që shtrëngonin thikën,
me bythën e shishes së thyer e goditi në fytyrë.
Ulërima e bishës-njeri bëri që të hapen të gjitha dritaret dhe “trimat-burra”, këta banorë shpërfillës, kërkonin të shihnin si në kopshtin zollogjik, cila qe kjo kafshë me këtë klithmë.
Dhe panë, siç do të dëshmonin më vonë në polici:

“Një të dehur që I merreshin këmbët tek shkonte pas pallatit për në Stacionin e autobuzit”.
Por, a ishte vërteta kështu?
Përpiquni të kuptoni, miqt e mi!
Rioshi-baba, la te agresori bishtin e shishes dhe vërtet, si i dehur, u drejtua pas pallatit, por jo për të shkuar te stacioni i autobuzit, por për t’u ngjitur nga tubi i ujërave të shiut, në katin e katërt, te hyrja e vet. Pati kujdes që sapo u futi në apartament, të hidhte dorezat sanitare në banjo dhe të shkarkonte ujin i cili përshkoi të gjitha katet për të gurgulluar te nënkapaku i pusetës. Atje mbeti i shtrirë hija ku edhe çfryu grahmat e fundit.
Shkaku i vdekjes, nuk i erdhi gjithaq nga dhimbja e tmerri që mbeti pa sy në errësirë, se sa nga hemoragjia.
Policia u njoftua pas tri orësh me celular nga banori i parë kur doli për të shkuar në punë.

Çifti u bashkua sërish. Por jo në atë pallat. Në skajin tjetër të qytetit, gjetën një apartament.
Siç mund t’a ketë kuptuar lexuesi ynë i vëmëndshëm, Rioshi-Baba ishte një kondrabandist. Ai shpërndante droge, të cilën e mbante të varur në tubin e shkarkimit të ujrave të shiut. Prandaj edhe e rregulloi atë. Aspak për lagështi. Ky qe edhe shkaku i ndarjes që nusja e re, nuk e tha në gjyq. Ajo këmbëngulte se nuk u puqeshin karakteret, Ndërsa i qe lutur të hiqte dorë nga droga.
Dhe, atë që s’mundi t’ia arrijë e vetme një nuse e re, t’a shërojë burrin e saj nga sëmundja e drogëshpërndarësit, e mjekoi brënda një nate të errët zëri i fëmijës së tij.

Po të qarat e fëmijëve të të tjerëve, të atyre që Ti, I furnizon me drogë, a I dëgjon BURRI dhe BABAI I vogëlushit tonë?
Kjo qe pyetja që nusja e re i bëri të shoqit dhe ia mbërrijti
– Dhe ku jeton ky çift tani? – pyeta unë njeriun që më tregoi ngjarjen. Dhe ai m’u përgjigj:
– Në pallatet te “Komuna e Parisit”
Unë qesha se m’u kujtua ngjarja në Lagjen Queens të New Yorkut e cila ka hyrë tashmë në analet e emërtuara: KOMPLEKSI GJENOVEZE.

Katrin Gjenoveze, vetëm 19 vjeç ra viktimë e një manjaku dhe humbi jetën nga shpirtligësia e njerëzve, shpërfillja, mënjanimi.
Ne shqiptarët i përqafojmë lehtë këto karakteristika të modernitetit.
Ne shqiptarët i përqafojmë lehtë këto karakteristika të modernitetit.
SOTIR ATHANASI
Athinë,
Korrik 2016!
Dërguar nga:
Gjeneva më:
26, Janar, 2018!
——————————————–
*)Kompleksi Gjenoveze = Bashkëpërgjegjësia sociale.
Në vitin 1964, në lagjen Queens të New Yorkut, Katerin Gjenoveze, vajzë nëntëmbëdhjetë vjeçare, italjane por e ardhur në Amerikë; kthdhej nga puna në orën tre mbas mesnate. Parkoi makinën disa metra lerg pallatit. Kur po zbrite nga vetura, iu turr një burrë i cili ishte fshehur pas trungut të një peme.. . .Thirrjeve të saj për ndihmë, nuk iu përgjigj kërkush. . ., derisa agresori manjak e psikopat e përdhunoi dhe e vrau me thikë. Kur dikush u kujtua për të thirrur policinë e cila erdhi për tre minuta, thotë kronikani ynë, e reja Gjenoveze kishte dhënë shpirt.
Në analet studimore, ky rast quhet Kompleksin Gjenoveze dhe flet për Bashkëpërgjegjësinë sociale.