Poetja Adelina Pali percjell tek lexuesi gjithë pasionin e saj , gjithë vullkanin që i zhurmonë në brëndësi të shpirtit njerzorë. Me forcën e vargut , poetja tregon se nuk e perjashton vetën nga jeta e përditshme. .. Jam unë, dhembshuria e madhe e pa fat…që vetëm për ty qan…Kështu me këto vargje poetja Adelina tregon qartazi, se është pjesë e qënsishme e poezisë së saj.Redaksia e revistës “Fjala” i përzgjolli këto poezi të poetës Adelina Pali, për ti lënë në dorën dhe mëndjen e lexuesit , për tu vënë notën e merituar.
Nga: Adelina Pali
JAM UNË….!
Unë jam mikja jote, e dashur
e ti s’e di
Që çoj orët e ditët, pa fund në vetmi…!
Unë jam ajo dhimbja e thellë që
s’mbaron
E prap se prap me ty do jemë
gjithmonë.!
Ai ëngjëlli i bardhë, i bukur
krahëartë
Kur të shfaqet në natën e thellë
në ëndërra…,
Jam unë , dhembshuria e madhe
e pafat
Që vetëm për ty i qan, i dhëmb
zemra …!
Po kur agimi zbardh botën
me dritë
Unë vij e rri në dritaren tënde ,
si frymë
Rri e vështroj , zgjimin tënd me ankth
e pres.
Dhe buzëqesh me veten, se ndjej
që ka shpresë …!
E BUKURA IME
“E bukura ime , sa e mirë je …” !
ti se mban mënd, kështu më the
Buzëqeshe , më përqafove ,
dhe drejt në sy më pe .
Një vajzë të ëmbël , të thjeshtë,
atë çast pe tek unë
Pastaj dy fjalë si perla–zanore
“…të dua shumë …” !
” E bukura ime, të dua pafund ” !
…më the përsëri
Dhe unë desha të besoja se,
nuk ishte tjetër veç dashuri …,
Ndaj e mora si një lule të bukur
mbi trupin tim …
Kur më shtrëngove fort e më the
“…të dua shpirti im ” !
” E bukura ime , si ty s’ka tjetër…!
melodia e mbrëmjes kjo ish
Shoqëruar nga përkëdheljet, puthjet
në lëkurë , në mish…
Dhe unë që kënaqesha si çupëlinë
qeshja e lotoja pa pushim .
Dhe imagjinoja , që agimi i ditës tjetër
Do vinte i bardhë , plot gëzim ,
ku me plot dashuri,
Do më thoje sërish….,
“E bukura ime …të dua shumë shpirti im….” !
TË DUA SHUMË …!
Ti më sheh me ata sytë e shkruar
Teksa hëna në qiell të errët ndriçon…
Vështrimet e tua mbrijnë tek unë
Shpirti lumturohet e zemra gufon !
Dhe ndjej një zjarr që më përvëlon
Zemrën seç ma dogji shkrumb…
Çdo natë në ëndërr të shikoj
E ndjej se të dua tepër , pafund !
Tani e di mirë , e kam kuptuar
Se cili është motivi , që unë jetoj…,
Je ndjenja më e bukur , qe kam provuar
Ty …dhe vetëm ty , të dashuroj !
Shpesh herë sytë e mi për ty qajnë
Kujtimet e ëmbla më lënë pa gjumë…,
Lotët nëpër faqe si margaritarë
Le ta dëgjojnë të gjithë : ” Të dua shumë “
PRITJE NË THELLËSI
Një zë diku thellë seç më thërret
Sa pranë jemi, por dhe sa larg
Sa keq, qe jemi ndarë, ndoshta jo perjetë
Këtu qielli nxin, atje bëhet i artë.
Një zë diku thellë seç më thërret
Sa pranë jemi, por dhe sa larg
Sa keq, qe jemi ndarë, ndoshta jo perjetë
Këtu qielli nxin, atje bëhet i artë.
Një zë sa larg dhe sa afër thërret
Diku atje përtej, dikush digjet nga malli
Përpiqem që ta përjetoj ketë vuajtje vetë
Atje matanë po më qajnë për së gjalli.
Ah, ai zë sa me mall po thërret!
Për këtë botë, që dhe pse s’jemi larg.
Ca rreze diellore atje falin jetë
Këtu mbështillem me pritshmëri te gjatë…!