ZV / Ministri i Brendshem, z.Besfort Lamallari dhe Drejtorja e Drejtorisë për Çështjet Vendore dhe Prefekturat në Ministrinë e Brendshme, zj. Alma Mele, morën pjesë në analizën vjetore të PrefekturaShkodër për vitin 2020.


Në fjalën e tij, z.Besfort Lamallari vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin e stafit të institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër me institucionet e tjera duke evidentuar si pjesë të rëndësishme së fundmi komunikimin dhe transparencën e institucionit me qytetarët.
Pavarësisht sfidës së menaxhimit të Covid-19 dhe situatës së përmbytjes, ai përgëzoi gadishmërinë e administratës në përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Ministria e Brendshme