E veçantë kënaqësia të vlerësoja sot me Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” peshëngritësin kampion, fituesin e shumë medaljeve dhe të kupave të Europës e botës, sportistin tonë elitar Erkand Qerimaj.

Mirënjohje për rezultatet e tij historike që lartësuan flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare sportive dhe nxitën dhjetëra fëmijë të ndjekin me pasion e përkushtim rrugën e bukur të sportit.
Ky vlerësim për Erkandin është jo vetëm për punën, sakrificat dhe rezultatet e jashtëzakonshme, që ai ka arritur, por njëherazi edhe për të gjithë komunitetin e dashur të peshëngritjes, sportistët, trajnerët dhe specialistët, që me shumë dashuri janë kujdesur dhe vazhdojnë të kontribuojnë për rritjen e cilësisë dhe zhvillimin e këtij sporti me potencial të jashtëzakonshëm.
Suksese të tjera kampionit Erkand Qerimaj në arritjen e rezultateve sa më të larta!