Ndue Lazri/ Shkodra:Nuk ka qytet të dytë si ajo…

0
142
Sefer Kikia    May be an image of 2 people and indoor
Personazhi im kesaj here nuk vjen nga futbolli ku une i zgjedh zakonisht, por nga fusha e letrave shqipe…Eshte nje nder intelektualet me te shquar qe banon dhe jeton prej shume vitesh ketu ne Itali…Vjen nga qyteti i Shkodres, me origjine nga Miredita…Eshte gazetari Ndue Lazri, dekumentarist, poet…Dallohet per shkrimet e tij ne shtypin e perditshem shqipetar, neper gazeta te ndryshme, por dhe ne botime poetike…Pas vitit 90 la Shqiperine dhe emigroi ne Itali.
Ja intervista qe zhvillova me te…  May be an image of 2 people and people standing
TE BASHKUAR MUND TE BEJME SHUME GJERA…
Interviste me gazetarin Ndue Lazri..!
Profesor, ne cilin vit u larguat nga Shqiperia, pse u larguat, si e perjetuat ate?
Pershendetje mik dhe koleg per organizimin e kesaj bisede mes kolegesh….Jam larguar nga Shqiperia ne Korrik 1996…Deshiren per te ikur e kam patur qysh perpara se te binte komunizmi..Po te me jepej rasti te vija qofte dhe nje kembe matane kufurit shteteror nuk do kthehesha me…Aresyet dihen…Jane po ato qe mbushen dyert e ambasadave ne Tirane e me pas anijet dhe tragetet e shumte….Para se te largohesha punoja ne zyren e shtypit te ish Gjykates se Kasacionit (sot Gjykata e Larte)..Nga perplasja e ish kreut te Kasacionit, Zef Brozi me ish presidentin Berisha, per shkak se presidenti kerkonte te diktonte vullnetin e tij dhe mbi pushtetin gjygjesor….Aty pashe qe demokracia e sapo instaluar ne Shqiperi ishte fallse, ose me mire ishte nje diktature e re, ku formalisht flitej me terma demokratike….Kjo perbente nje zhgenjim te madh per mua, ndaj vendosa te largohem per ne Itali…Si e perjetova largimin? Do te genjeja po te thoja qe me erdhi keq qe po largohesha…Po te me vinte keq, nuk do isha larguar…E prita me gezim, sepse po shkoja botes se lire qe kisha enderruar me kohe…  May be an image of 3 people
Ju kishit punuar e jetuar ne qytetin e Shkodres…Mund te na thoni dicka per kete qytet ?
Shkodra eshte Shkoder…Nuk ka qytet te dyte si ajo…Me origjine jam nga Miredita dhe e them me krenari qe jam mirditor…Por ne Shkoder fillova pune ne profesionin e gazetarit per te cilin isha dipllomuar ne Universitetin e Tiranes..Kam punuar gati 20 vjet ketu, kam kaluar vitet me te bukura te rinise, u rrita si njeri dhe profesionalisht…Isha 23 vjec kur fillova pune ne Shkoder.. Ne keto 20 vite jo vetem qytetin e banoret e tij, mikprites dhe gazmore por dhe historine e ketij qyteti qe perben faqe krenarie ne balle te historise shqipetare…Kam njohur traditat, kulturen, humorin shkodran qe na i bente te bukura ditet, festat e sidomos mbremjet e Vitit te Ri…Te jetosh ne Shkoder e te takohesh cdo dite me figura te tilla si…Tano Banushi, Lec Bushati, Bep Shiroka, Tinka Kurti, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Serafin Fanko, Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, Bashkim Alibali, Myfarete Laze, Fadil Kraja, Skender Drini, Paulin Selimi, Tefe Palushi, Pjeter Gaci, Mark Kaftalli, Ismail Lulani, Danish Juknej…e shume te tjere, per nje gazetar te ri si une ishte nje privilegj, por dhe nje shkolle e dyte, sepse te jepte mundesi zgjerimi te horizontit kulturor dhe rritje profesionale…
Cfare menduat kur preket token italiane?
Ate cka mund te mendoje nje njeri kur i realizohet nje enderr e ndaluar per shume vite. Po shkoja ne vendin e Rilindjes italiane dhe asaj europiane, kjo do te ishte nje universitet i dyte per mua por dhe nje akademi…
Sa i veshtire ishte fillimi per ju ? Me cfare u moret fillimisht ne Itali?
Veshtiresite e fillimit ishin si ato te te gjithe emigranteve..Une nuk ika as me gomone e as me anije, por me vize te rregullt nga ambasada italiane…Gjate punes ne Kasacion kisha njohur ambasadorin italian Paolo Foresti qe ishte nga Bologna, dhe une shkova ne qytetin e tij ku kam punuar e jetuar per 20 vjet…duke punuar po kaq vite ne nje agjensi publicitare…Tani jetoj ne Trentino ne gjirin e bukurive alpine italiane…
– Pas shume perpjekjesh, pune, sakrifice e mund, ju fale kapacitetit tuaj intelektual arritet te krijonit, Federaten, Nazionale, te Shoqatave Shqipetare ne Itali…Dicka per arritjet e saj?
Per hir te se vertetes, mua me thirren per te qene ne themelimin e Federates… May be an image of 2 people, people standing and indoor  Bashkeatdhetare te tjere prej vitesh po punonin per te realizuar nje ide te tille …Kjo u be realitet me 15 Prill 2015 ne nje mbledhje qe u be ne Fermo afer Ancones…Ne ate mbledhje mua me zgjodhen president te Federates, detyre te cilen e mbajta per 4 vjet aq sa e kishte statuti i saj..Gjithmone kam qene i mendimit se njerezit qe zgjidhen, duhet ta shohin detyren qe marrin si nder qe u behet per ate cka perfaqesojne, nje perkushtim jo me shume se dy mandate… Ndryshe kthehemi ne figurat e kolltugofogeve, qe po zume kolltukun nuk e leshojme kurre.. Federata beri shume pune te mira, nga 11 Shoqata ne diten e formimit, per 1 vit u arrit 27 Shoqata ne teritorin italian, duke filluar nga arbereshet deri ne veri te Italise…U hapen 50 shkolla shqipe per 3 vjet, u realizua festivali i kultures shqipetare ne Mantova, realizuam bashkepunimin me Federatat Shqipetare ne Greqi e Suedi ku eshte botuar dhe nje permbledhje poetike e 48 autoreve ne Itali…U realizua dekumentari “Te bashkuar larg nenes” me skenarin tim dhe regji te Artistit te Merituar Ylli Pepo…Bashke me mikun dhe kolegun tim sipermarresin Klodian Cami arritem qe pas 500 vitesh te dergojme nje grup teatri arberesh ne Ulqin…Jane bere me qindra aktivitete ne te gjithe teritorin italian ku pjesmarrja ka qene e gjere dhe entuziaste…
Pse u larguat ? Ose pse e dorezuat Federaten?
Une dhashe doreheqjen pak muaj para se te plotesoja mandatin e dyte.. Aresyeja ishte ato qe kane permendur e thene figura te shquara te kombit si Fishta e Konica…Ne shqipetaret e kemi te veshtire te qendrojme te bashkuar per shkak te xhelozise, apo per faktin se duam te gjithe te jemi komandante, dhe ushtaret ti marrim nga vende te tjera, per shkak te thashethemeve….Une si intelektual nuk i perkas nje atmosfere te tille, preferoj te lexoj ndonje liber sa te merrem me jeten e te tjereve…
Duke qene se jeni prane emigranteve shqipetare ne Itali, keni kontakte me ta, mendimi juaj, cfare po bejne per integrimin?
Pavarsisht se u largova nga drejtimi i Federates, kam ndjekur dhe bashkepunuar me shume bashkeatdhetare qe na bashkojne shume gjera, intelektuale, poete, shkrimtare, mesues, sipermarres, punetore e njerez te thjeshte.. Kontaktoj me ta, ndjek veprimtarite e tyre e here pas here shkruaj per ta…Me kolege si Hamit Corogjafi, Klodian Cami, Ilda Pinari, Fitim Kajo, Dasho Zguri, Durim Lika, Irma Kurti mbaj kontakte dhe u gezohem sukseseve te tyre…Emigrantet shqipetare jane komuniteti me i integruar ne Itali..Sot ne Itali jane 49,917 sipermarres shqipetare qe kane ndermarrjet e aktivitetet e tyre te vogla e te mesme…
Cfare eshte bere, dhe cfare po behet per gjuhen shqipe?
Permenda dhe me lart qe Federata hapi 50 shkolla shqipe, sot numri i tyre eshte me i madh. Me pune e kordinuar qe behet me qendren e botimeve per diasporen dhe Ministrise se aresimit Shqiperi e Kosove kjo pune po ngrihet ne nivele instuticionale….
Cfare mungon ne arritjet e emigranteteve, a ka ndihmuar shteti shqiptar per ta? A duhe te votojne emigrantet?  May be an image of 6 people, people standing and indoor
Ajo qe eshte arritur eshte frut i perpjekjeve te emigranteve, e shoqatave dhe atdhetaret qe jane ne krye te tyre. Shteti nuk ka bere asgje..Dua te falenderoj gazetarin Artur Bejzade, qe per disa vite mbajti gjalle emisionin “Ura” prane TVSH qe ishte nje ure lidhese midis atdheut e diaspores….Tani shteti e mbylli ate…Mbasi fakti qe nga diaspora behen kritika te forta per shtetin, ata menduan ta mbyllin kete goje qe fliste lirisht…une keshtu e kam kuptuar…Ne Itali, Pandeli Majko premtoi se do hapeshin 3 qendra kulturore, por asgje nuk u be…Ne Asti komuniteti shqipetar me investimet e veta hapi qendren kulturore “Margarita Xhepa” , e tani jane ne prag te hapjes se TV te pare shqipetare ne Itali…Emigrantet kane 30 vjet qe duhej te votonin, por qeverive shqipetare kjo nuk u intereson…Diaspora eshte nje force e madhe vendimtare qe i prish ekuilibrat politike ne Shqiperi, dhe me vote mund te rrezoje cdo qeveri.. Ndaj premtimet per voten e emigranteteve mbetet vetem fjale….
Cfare i mungon Diaspores shqipetare? A duhet te kene ata perfaqesuesin e tyre ne parlamentin shqipetar?May be an image of 7 people and people standing
I mungon ajo qe permenda me lart, te jene me te bashkuar…Kemi mbi 150 mije vete qe kane te drejte vote ne Itali…kjo vlen dhe zgjedhjet administrative…Ne Rovereto sipermarresi Fation Mullici eshte zgjedhur ne keshillin bashkiak…Ne Merano, provinca e Bolzanos nje zonje u zgjodh ne keshillin e komunes…Te tilla raste ka dhe ne zona te tjera te Italise…Diaspora duhet ti kishte perfaqesuesit e saj ne parlamentin shqipetar, por per kete duhet ligji i miratuar nga ky parlament dhe krijimi i kushteve per te votuar ne vendet ku jane emigrantet…Por kjo mbetet vetem nje enderr..
Ju jeni njeri i letrave shqipe, i librave, reportazheve, i poezive..Dicka per krijimet tuaja?
Profesioni eshte gazetar…kam publikuar 6000 shkrime te gjinive te ndryshme, repotazhe, skica, artikuj, shenime udhetimi…Kam realizuar dekumentare te ndryshem si skenarist…Nje nga dekumentaret e mi ne bashkepunim me kolegun Ilia Dede ka qene per mjeshtrin e merituar te futbollit Loro Borici…
Kam botuar dy vellime poetike, nje monografi..Kam ne duar nje permbledhje me tregime dhe nje me shenime udhetimi…  May be an image of 3 people, people sitting and people standing
Merrem me redaktime librash e me perkthime nga italishtja ne shqip dhe anasjelltas…Kam redaktuar librat e rreth 50 autoreve te ndryshem…
Cili eshte mesazhi juaj per emigrantet shqipetare ne Itali dhe diaspore?
Te bashkuar mund te bejme shume gjera..Te ndare jemi sklleverit moderrne te mijevjecarit te trete, qe bota na shfrytezon per te rritur pasurite e saj….! Faleminderit profesor Ndue Lazri….Respekte, pune te mbare ne veprimtarine tuaj letrare…!
Sefer Kikija. 18 Korrik 2022. Lugo. Ravenna. Italia….!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.