Shkodër/ Ikën Mark Molla,vjen Arvit Bushati është administratori i ri i Ujësjellës – Kanalizime Shkoder.

0
124

Shkodër/ Mark Molla: Stuhia ka dëmtuar shumë frutikulturën – BoldNews.al      Arvit Bushati është administratori i ri i Ujësjellës – Kanalizime Shkoder. Ai është emeruar në këtë post nga kryebashkiaku Bardh Spahia i cili më herët liroi nga detyra e        administratorit Mark Mollën. Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3 vjeçar ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish- kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 3 vite.       Tashmë zyrtarisht UKSH do të drejtohet prej të martes nga Bushati i cili vjen në këtë detyrë pasi ka qënë më herët drejtues i Forumit Rinor të PD, si dhe ka mbajtur funksione të ndryshme në pushtetin vendor.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.