ISHIM DHE JEMI PROGRES APO REGRES….?!

0
122

Nga : Rovena  Xhuxha

Jetojme sot…vertetë jetojmë…Por si e cilësojmë kete jetese….dhe në këtë rast po flas për ndërkomunikimin mes njerezve domethënë qenieve të llojit  HOMO SAPIENS.Eshte bukur të komunikosh qetë,sjellshem me ato fjale të bukura  që dikur i quanim “ FJALE MAGJIKE”. Si psh “te lutem”,”faleminderit”,”ka mundesi” apooooo  “ shendet” kur teshtijme…

…dhe sa bukur tingellojne keto fjale drejtuar dikuj qe e njef ose jo ,qe eshte i/e re ose jo apoooo ( me “ moden” e sotme) qe ke interes ose jo.Ai komunikim i perket asaj…asaj kohe kur te tere ishim te barabarte, kur quheshim tamam njerez me etike dhe edukate, kur sjelljet ishin te natyrshme dhe plot ndjenja pozitive njerezore.Edukate???  Cdo te thote sot kjo fjale qe sot duhet te historizohet si term  sepse po shkon ne term endemik apo ne term kapercim situate apo realizim qellimi per dicka apo pune.Ajo lart i perket asaj kohe…dmth kur ISHIM  te atille…dmth te sjellshem sic i perket llojit tone.Po sot???Cfare po ndodh sot me ato te ashtuquajtura “ fjalet magjike”??.A jane zevendesuar me fjale te tjera apo me veprime te tjera qe perkojne me individin dhe situaten ku gjendet.Ehhh…normal keto te shkreta fjale magjike  sot,thuhen ne cast sa per te kryer pune pastaj avullojne  pa perfundu kjo fjale magjike.ose perfundon me nje buzeqeshje irone dhe me mendimin” haha..ia hodha”Atehere , ç’mund te themi, sjellja njerezore sot ka progres apo regres???

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.