Hordhanat e Kastratit monumente kulture & natyre të një rëndesie tejet të veçantë.

0
1018

Nga : Rita Kalaj (Shkurtaj)

Vendndodhja.
-Gjinden në Rrogom në zonën perendimore të Kastratit në Malësi të Madhe,në bregun e Liqenit të Shkodres dhe rreth 500 m pranë SYNIT të SHOGANIT, emri antik i të cilit u përcaktua nga formacionet shkëmbore që e rrethonin atë duke e identifikuar si një sy të shogët,pa bimësi e peme liqenore përreth.
Toponim ky i tjetersuar vitet e fundit nga persona të cilëve me sa duket u mungonin njohuritë e nevojshme rreth tij kur vendosën ta shpallin “Monument Natyre” duke e pagzuar me emrin e ri “Syri i Sheganit”.
RROGOMI: MJEDISI KU GJINDEN HORDHANAT NË NJË KËNDVESHTRIM TË SHKURTËR HISTORIK.
Për të gjithë kastratasit Rrogomi njihej si tokë hali apo toke e përbashket pasi ishte një zonë fushoro – kodrinore e pyllëzuar ku shfrytëzohej vetëm për kullosë,kryesisht nga Aliajt,Ivanajt Mokseti etjer..
Menjëherë pas çlirimit të vëndit dhe vendosjes së pushtetit popullor u ndërmorën disa reforma drastike me moton “toka i takon atij që e punon”,reforma të cilat tjetërsuan tërsisht pronat private. Kolektivizimi e bujqësisë dhe tufëzimi i blegtorisë ndikuan edhe mbi teritorin e Kastratit e konkretisht edhe mbi Rrogomin i cili u shpyllzua dhe u kthye në një pemtari,ndërsa livallet sado të vogla u shfrytëzuan për hapjen e tokave të reja në parcela të vogla për kultivimin e kulturave bujqësore,deri në vitet 90-te,kohen kur ra sistemi.Gjatë kësaj periudhe për vaditje të komanduar u shfrytezu uji i Hordhanave dhe i liqenit me të cilin Rrogomi kufizohej nga ana perendimore.
Një ndikim akoma më të madh ai sistem pati në tjetërsimin e usullit apo rregullores që kastratasit kishin të përcaktuar nga e drejta zakonore,ku brenda teritorit të Kastratit nuk mund të vendoseshin banorë të ardhur pa miratimin e të gjithë fisit.Sipas zakonit kur dikush donte të shiste një tokë,truall,shtëpi apo ta falte me qellim ardhjen e një banori të ri qofte ai mik apo kumar malsor duhej kaluar disa faza pranimi.
E para pyetej familja,fisi,grupfisi pastaj mblidhej pleqnia ta gjykonte. Fenomen ky i shpërfillur gjatë viteve të realizmit socialist ku falë atij sistemi Rrogomi sot është kthyer në një qendër banimi me të ardhur nga zona të ndryshme,deri edhe nga zonat veri-lindore te shqiperise duke e kthyer Kastratin në një grupfis heterogjen,ku vlen të theksohet fakti se deri në vitet 50 -të të shekullit XX-të nuk lejoheshin martesat brenda fisit ngaqë lidhjet e gjakut nuk i kalonin 4 -5 brezni përfshi edhe edhe ata të besimit mysliman.
HORDHANAT DHE RENDESIA E TYRE.
Në përshkrimin e parë që të përfton pamja e tyre shihen qarte dy gropa të mëdha uji të cilat të ngjallin disi edhe frikë kur i shikon nga afër dhe për herë të parë,pasi ngjajne me dy sy të stërmedhenj ku në pjesën më të madhe të vitit uji duket si i ndenjur dhe i ndotur pasi siperfaqja përreth tyre mbushet me alga sikur të ishin mbetje liqenore të lëna pas tërhjekjes së liqenit nga fenomeni i një batice/zbatice sezonanale hënore,sidomos kur ngrohet moti dhe bie niveli i ujit si pasojë e mungesës së rreshjeve.
Veçorite dalluese dhe unike të këtyre dy Hordhanave lidhet me misterin e formacionit fizik dhe historik të cilat u japin atyre një vlerë të dyfishte fiziko – natyrore dhe kulturoro – shpirtnore pasi mbartin mbi vete edhe një legjendë të kthyer në një bestytni që vazhdon ta ruaj akoma dhe sot peshën e saj të besimit ndër banorët e Kastratit.
Në aspektin fizik veçorite dalluese të tyre lidhen me faktin se këto janë burime karstike shumë të thella sa në gjuhën popullore quhen “shpella pa fund”pasi thellësia e tyre nuk është përcaktuar asnjehere sado që për arsye fatkeqsishë apo kurjoziteti polumbarë të shumtë kanë provuar të eksplorojne gjatë kerkimit të trupave pa jetë si dhe objekteve të ndryshme të rëna në to,pasi temperatura e ujit është shumë e ulët gjë që e vështirson qëndrimin e gjatë të notarëve nën ujë.
Banorët e quajnë ujë bjeshke gjë që e lidhin me faktin se kur shkrin bora uji sjell me vete edhe gjethe ahu të cilat dalin vazhdimisht në siperfaqen e këtyre dy burimeve.
Për turistat që kërkojnë të provojnë emocione ekstremesh natyrore,sidomos për notarët këto gropa karstike ofrojnë shumë çka për ta,ndaj është mëse e qarte se Hordhanat e Kastratit meritojne të vlersohen si monumente natyre e të marrin vëmëndjen e duhur për vlerat e tyre fizike të jashtzakonshme.
Një tjetër mister që i bën ato akoma më të veçanta lidhet me legjenden në të cilën tregohet për një katastrofe natyrore gjë që e përkufizon edhe emri i tyre “Hordhana” që nënkupton shkatrrim.
Sipas gojdhenës që banorët e Kastratit e tregojne pothuajse me të njëjtën permbajtje edhe pse me shpjegim vetjak thuhet se:
(Referuar gojdhenes ngjarjet i pë
rkasin mesjetes se vone)
-Njëherë e një kohë në atë breg liqeni jetonin shumë familje kosanase vendbanim antik i cili përmendet edhe në rregjistrin kadastral të vitit 1416 – 1417 me të cilin kufizohet sot Rrogomi nga ana jugore.Ndër to edhe dy vellezër të martuar me dy motra të cilët jetonin shumë prane njëri tjetrit dhe pikërisht në ate bregore të rrafshët ku gjinden sot Hordhanat.
Thuhet se këto dy motrat kishin patur vetem një vëlla që në të folmen vendase quhet “vëlla dëshirit”.
Kur vëllai i tyre mbushi moshen,detyrohet të kryej detyrimin ushtarak ku e marrin forcërisht nizam dhe pa mbushur vitin vjen lajmi se vëllai i tyre kishte vdekur në fushë beteje.Vdekja e vëllait e bënte jetën e këtyre dy motrave shumë të dhimbshme pasi u shuhet krejtësisht edhe gjinia (familja e vajznisë),që për malsorët ishte një humbje e madhe aq sa për gjithë jetën ato do të identifikohen “bija t’pa gjini” çka do ndikonte edhe në rritjen e fëmijeve si nipa t’pa daja.Humbja e vëllait i bashkonte motrat për t’vajtu nën hijen e një mani ndërmjet dy shtëpive. Ditët kalonin dhe njëra nga motrat e qorton tjetrën për qëndresën e saj dhe i thote,sa shpejt e harrove vëllane?
-Jo,ja pret tjetra e cila kishte një tufë fëmijë dhe ishte shumë e varfër.Nuk e harrova vllanë por kja e kja e shkoj n’shpi e skam ça ha me njata fëmijë,e ti e ke shpinë plot me të gjitha të mirat.
Sipas gojdhënes kjo bisedë ndolli pikerisht natën e Shenkollit dhe motra e varfer ishte gushtu aq shume prej mungesës së bereqetit në shtëpi në këtë natë të madhe të Shënkollit ku zakoni e donte që në nder të këtij shenjt të therej kurban,sa zë të mbrujë në magje një buke hini ( në vend të miellit perdor hi) dhe e vendos të piqet nën kaki në votrën e ndezur në mes të shtëpisë.Ndërkohe që në oborret e këtyre dy motrave shfaqet një lypes.Fillimisht shkon tek motra e pasur të cilës i kërkon strehim,megjithese zakoni e donte që miku të pritej e aq më teper në këtë natë,Ajo e prerë i përgjigjet se nuk mund ta fuste në shpi pasi burri i saj nuk gjindet aty dhe se do vonohej në mbledhjen e tagrave (thuhet se burri i saj ishte një tagrambledhes).Lypsari kthehet dhe drejtohet nga oborri i motrës së varfër ku thërret..o i zoti i shpise,a pranoni miq?
– hajde byrm i thote motra e varfër dhe menjëherë e pret,i ofron nje stol prane votres qe te ngrohet,i mbush nje gote me uje dhe zënë të bisedojnë.Në bisedë e sipër lypsi e pyet gruan çfarë po gatuan aty,shikoje se po të digjet?!
– Ajo me ndrojtje dhe gjithë turp nga ajo që po gatuante i thote se do edhe pak kohë në mënyrë që ta hiqte kur t’mos e kishte mendjen ai.Lypsari këmbëngul aq shume sa gruaja detyrohet ta ngrejë kakinin.Thuhet se e gjithë familja mbeti e mahnitur nga ajo që panë.
Një bukë e grunjte e pjekur e me shumë aromë të mirë shfaqet para tyre nën dritën e konilit.
Gruaja e mrekulluar ngre duart lart dhe thotë..heu mrekullira e Shenjtit Shenkolli t’kjoshim falë.
Sa dëgjoi këto fjalë lypsari ngrihet në këmbë dhe u buzeqesh duke i veshtruar ne sy.
Heq mantelin me lecka me të cilin ishte mbështjellë që tmos njihej dhe shfaq fytyrën e tij te shenjtë me petka të shndritshme duke ju thënë.Unë jam Shenjti Shënkollë.!!
I bekon dhe u drejtohet me një qëndrim miqsor.
Erdha këtu i maskuar me lecka si një lypsar e ju më pranuat e më nderuar si njeri e si shenjt pa e ditur kush isha.Kam dëgjuar lutjet e tua prej nëne per të vegjlit e tu,dhimbjen tënde si motër pa vlla.Kam pa koprracine e motrës tënde që po të lën me vdekë uni (urie) me gjithë rop.
Kam ardhur këtu në emër të zotit ndaj mos u trembni.
Sonte ka me kënë gjamë e gazep por ju rrini të qetë e kur të dal vetë, ju mbylleni derën dhe rujse delni jashte deri nadje…dhe ashtu u ba.
Thone se atë natë ka kenë një mot i pa pamë, me gjame e stuhi.Rreth shtepisë së tyre përplasej uji e dëgjoheshin britma por ata nuk luajten vendit.Kur ka dalë drita kanë dalë në oborr dhe kanë pa gazep me sy. Në votrën e shtëpisë së tmotrës së pasur kishte shpërthy uji dhe kishte përpi gjithçka me të gjithë pjestarët e familjes duke e kthyer atë banesë në një hordhanë ku uji që dilte vërshonte drejt vathit ku e përpinte të gjithin.Kështu që prej asaj nate këto hordhana ndjekin të njajtin ritem shenkollit dimer.Uji del nga shpija dhe perfundon në vathin e bagetive.Gojdhena thoshte se i gjithë bereqeti i kotecave kishte dalë në breg bashke me tagjine dhe bagëtinë e motres së pasur ku si trashegimtarët më të afërt u takonin atyre ajo pasuri.Sipas gojdhenes thuhet se në motmotet e para pas kësaj katastrofe natën e Shenkollit dëgjoheshin britmat e shpirtrave të tyre dhe ditën e Shenkollit shikoheshin fleta të shndritshme si monedha ari,ku flitej se hordhana kishte përpi edhe qypa të tërë me florinj që tagrambledhsi i kishte vu me pahirë si kursime.
Që prej asaj nate banorët e Kastratit pamvarsisht besimit që kanë,natën e Shenkollit ndezin një qiri dylli,therin kurban dhe i luten këtij shenjti për tu mbrojtur familhet dhe jetën.
Një fakt i pamohushem që legjenden e bën ngjarje të jetuar është edhe prezenca e murieve në të dy hordhanat.Vërshimi i ujit në derjtim nga e madhja tek e vogla dhe tjeter fakt është se krejt Rrogomi ishte toke hali ku zakonisht troje e leshume si kullota të perbashketa janë ato që mbeten mirase..pra pa trashegimtarë qe mesa duket synoret (arat) e familjes së pasur i trasheguan fëmijët e motrës së varfër të cilët sot njihen si nënfise të Kastratit.
Për vetë faktin se këto Hordhana mund ti përkufizohen si objekte pasi gjurmët e tyre egzistojnë,mund ti perkufizosh edhe si vendburim besimi e bestytnishe meritojnë të shihen e të vlersohen edhe si monumente kulture të një rëndësie teje të veçantë.

E shkëputur nga tema e diplomes”Etnokultura e Kastratit”
Përgaditur dhe përshtatur si një nga aspektet e rëndesishme kulturore nga Rita Shkurtaj.
Fotot janë marrë nga një vidjoklip i realizuar nga kameramani i talentuar Ilirjan Kallaj.

Image may contain: outdoor and nature

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.