Nga:Nga Ndue BACAJ
Sot (04 korrik 2020) Malësia e Madhe i dha lamtumiren e fundit (në varrezat e qytetit Koplik) , Ramiz Likës , njerit nga bijët më të shquar e spikatur të intelektualizmit Malësor e më gjërë. Ramiz Lika ishte shkrimtari, mësuesi e mbi të gjitha prozatori (romancieri) i parë i Malësisë së Madhe (brenda kufirit politik të Shqiperisë). Bashkë me Ramiz Liken sot u varros edhe penda më e mprehur, më e spikatur e më e ndritur e inteligjencës së Malësisë Madhe në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe dy dekadave të para të shekullit XXI. Penda e Ramiz Likës ishte një pendë e mprehur plot shkelqim e dritë të perhershme, edhe pse puna e vepra e tij njohu regjimin atinjerzor komunist dhe pluralizmit e demokracinë (shpesh rrampallë) postkomuniste . Mua që e kam njohur nga afër më duket se sot Malësisë së Madhe i është shuar edhe një nga dritat e letersisë, artit dhe arsimit të saj. Pavaresisht kësaj nuk është shuar e as nuk do të shuhet kurr vepra e Ramiz Likes, i cili shkroi 12 romane , tregime , novela, kumtesa , publicistikë , shkrime pedagogjike por edhe politikë. Disa nga veprat e shkrimtarit R. Lika janë: Stuhia-roman, Tajfun në brigjet tona-roman, Traseja-roman, Dallgët e detit-novelë, Bukuria e përdhunuar-roman, Dashuri në bunker -roman e tjerë e tjerë… Ai me shkrimet e tija ishte mik në shumë media të shkruara e vizive. Ramiz Lika me keto vepra e krijimtari kontribuoi e do të kontribuoi jo pak në civilizimim , zhvillimin e mbi të gjitha në risitë e të shkruarit e në mentalitetin tonë bashkohorë. Vlenë të cilësohet se shkrimet dhe veprat (librat) e Ramiz Likes sillnin gjithnjë flladin civilizimit e jetës pakomplekse europerendimore, flladë me të cilin per dekada nuk ishim mësuar… Ramiz Lika ka shqipëruar edhe disa vepra të autorëve më të shquar europian e botëror. Ai ka botuar rreth 25 vepra, vepra me të cilat krenohet sot Malësia e pse jo edhe Shqipëria. Për këtë kontribut të çmuar Ramiz Lika është nderuar me tituj honorifik , ku mbi të gjitha spikatë ai i Këshillit të Bashkisë Malësi e Madhe para disa kohëve i cili i akordoi titullin e lartë QYTETAR NDERI I MALËSISË MADHE. Ramiz Lika u lind në Zagorë të Shkrelit, Malësi e Madhe, më 27 mars të vitit 1939. Kishte lindur në fisin e njohur per urtësi, bujari, besnikri e atdhedashuri, në fisin LIKAJ, fis i cili ishte nga më të shquarit , si vetë Shkreli , ku siç thuhej e kishte perherë “shtepinë” urtia…e bujaria , virtyte që nuk u la gjë mangut as Ramiz Lika sa ishte gjallë..
Ramiz Liken e Kemi njohur prej shume vitesh njohjen e ketije shkrimetari e njoha per here te pare nepermjet leximit te disa flete rrufeve te asje kohe ne vitin 1967. Ku spikatet fryma kritike kunder atije regjimi. Me vone e njoha nepermjet leximit te disa nga shkrimet e tija si romanin “Stuhia”,”Takfun ne brigjet tona”. Gjat periudhes demokracise e kame takur dhe diskutonim per evenimente polotike te kohe. me gjithese me mendime te kunderta. Por ai ishte njeri shume i madh,prej tije dhe intelektit qe kishte,kame mesuar shume ,jo vetem une por kushdo qe ka dasht te mesoj prej tije. Ai isht nje shkrmtar dhe publicit shume i madhe. Ai la tani nje veper te madhe qe kushdo munde dhe ka çfar te mesoj prej saj.
Humbja e Ramizit, eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen por per gjithe Malsoret qe e ushqyen dhe e rrite ,por edhe e gjithe shoqeria.
Me kete rast familjes i shprehim ngushllim per humbjet e njeriut te tyre te dashur. I perjetshme kujtimi i tije
Me respekt Inxh. Islam Laçaj