GRUA E JUDËS

0
200
Albina Pllumbi
Jam grua e Judës
S’më pëlqejnë puthjet ashiqare
Puthje rrugësh
Puthje nëpër trotuare.
Jam grua e Judës
Me shije mij’vjeçare
Preferoj puthje shtigjesh
Puthje tinzare
Jam grua e Judës
Pa ofshama shtretesh
Në gjokse besnike
Ja hap vorrin vetes
Jam grua e Judës
Por pa thika mbas shpinës
Balsam për një shpirt
Që mund të më puthë tinës

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.