Një bashkëbisedim i frytshëm me pedagogë e drejtues të Universitetit “Luigj Gurakuqi” për projektbuxhetin e Bashkisë Shkodër për vitin 2022 dhe atë afatmesëm 2022- 2024, i fokusuar tek arsimi i lartë, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në interesin e përbashkët.
Bashkia Shkodër dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” kanë së bashku një marrëveshje të konsoliduar bashkëpunimi, e cila pas takimit të sotëm, do të pasurohet e zgjerohet me elementë të tjerë konkret që i sherbejnë palëve por mbi të gjitha shkodranëve.