Firaun e zhongler

0

Shkruan : Viron Kona

I kujtova fëmijërinë,
doja t`i qaja ndonjë hall,
ai u ndje i bezdisur,
shihte orën në çdo çast:

“-Ja tani që ne po flasim,
n`drekë pune po më presin,
ende pa mbaruar aty,
n`parlament do më thërresin.

Kam plane, kam dhe ëndrra,
një jetë është kjo e shkreta,
vila andej, biznese këndej,
ca pa vula, ca pa shkresa.

Konkurrencë e paparë,
për para e për pushtet,
për tendera në ndërtim,
për toka në bregdet.

Jeta është plot sfida vëlla,
ligji i xhunglës bën kërdi,
një çast s`e pate mendjen,
ta hedh tjetri sy më sy.

Sot nuk ecet pa djallëzi,
dinakëri e shkathtësi,
bëhu ujk, e bëhu dhelpër,
që të bësh biznes dhe ti.

Kaloi ora s`rri dot më,
të fala zgjedhësve të mi,
Evropën u kam premtuar,
mendja tek ata më rri.”

E ndiqja me sy nga larg,
isha bërë pikë e vrer,2)
ku kish qen gjer më sot ky,
firaun e zhongler?

E di, prapë do vijë tek unë,
për të më premtuar botën,
unë naivi halle shumë,
përsëri do t`i japë votën…!

***

1). Firaun:Në kuptimin njeri shpirtkazmë i pabesë.
Zhongler:Në kuptimin e njeriut që vepron me dredhi,dredharak,dinak.
2).Vrer: Në kuptimin, i hidhëruar, i pikëlluar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.