Çudi për ne si erdhën kohët
U çakërdisëm si mos më keq
Një ditë më thoje ti je ëngjëll
Dhe tjetrën ditë më quaje dreq
I thyem zemrat njëmijë copash
Dhe pse u deshëm, s’patëm mëshirë
I bëmë dëshirat kënde lojërash
Ping-pong me fjalët, kush lu’n më mirë
Jemi të ndarë, pa pikë mëshire
Armiq u bëmë pa pas kufij
Por si dreqin m’lëviz ndër deje
Një dashuri që s’di sesi
T’i kisha mbyllur të gjitha shtigjet
Ashtu siç kishe bërë dhe ti
Por si pirat më hyn në ëndërra
M’i bën mendimet lëmsh e li
O Zot, që n’jetë aq shumë t’u fala
Përmbyse botën dhe një herë
Të nis me të sërish nga e para,
Dhe pse do ziheshim prap njëmijë herë.