Nga :Adelina Pali
Sa mallë kam për ata sytë e tu të shkruar,
ti prek me buzë lehtë…ti puth me afsh dua.
Ti ledhatoj me shikimin tim të përmalluar
jetë të më japin sërish,epshin e zjarrtë të
shuaj.
Ti vetë ishe epshndjellës,nuk është faji im,
që trupi flakë më ndizet për tënden lëkurë.
Doemos që do të të dua,se je i imi vegim.
Eja pranë meje sërish ,
farën e dashurisë ta ndemë përsëri mbi pëlhurë…!