NË LAPIDARIN E DËSHMORËVE TE MOKSETIT MUNGOJNË 5 DUKAGJINAS

0
Nga:Prëlë Milani
Isha i ftuar në përurimin e këtij memoriali para të cilit përkulem me mirënjohjen dhe nderimin më të thelle . Fatosat e atdheut janë apostuj më sublim te një kombi. Një popull pa fatosa gjakflijuar nuk është asgjë tjetër veç një kope fatkeqe. Vetëm në një vend mjeran ku heroit dergjen pa varre mund të kujtohet 110 vjet me vonesë per gardën vet martire të vetëvrarë nga harresa kolektive. Më mirë vonë se kurrë ndaj gjithkush kontribuoi ju rritë ndera për këtë mirësi të munguar dhe domosdoshmërish të dobishme. Që pa u zbuluar pllakati kam pare e dëgjuar kundërshti në rrjetet sociale per pa saktësi në lidhje me listën martire. Kush punon edhe gabon! Por ai që nuk punon as gjë dhe kritikon në mënyrë cinike nuk bën gabim por faj.
Gjithsesi në lapidarin e sapo nusëruar mungojnë 5 dukagjinas
1-Bush Delia nga fshati Pylaj Shosh përveç folklorit i konfirmuar nga okulari At Kamiljo Libardi “Lëvizjet e para patriotike 1910-1911 dhe 1912.
2-Prekë Gjoni nga fshati Kasnes i Kirit
3- Prekë Marashi nga fshati Kasnec i Kirit
4-Lekë Ndou nga lagje Aliaj Kir
5- Gjelosh Ujka nga Lagje Megullë.
Në fushë betejën e Moksetit janë plagosur Gjelosh Kola (Kirë), Pjeter Ndou (Kirë) dhe Ndokë Martini Boks ( dëshmitare të intervistuar ne vitet 80-të nga Zef Zeka Autor i Librit”NJE SHEKULL PER PULTIN” Shkodër 2011 fq 16-17.
Nuk dyshoj per kurrfarë qëndrimi të qëllimshëm, por gabimi është i dukshëm dhe i pa pranueshëm nëse nuk korrektohet. Organizatorët dhe Shoqata Atdhetare Dukagjini pa hatër-mbetje duhet ta bëjnë ketë korrigjimin sa më pare, përndryshe lapidari ngelet kaçul duke shtrembëruar kolonat e një binomi historik shekullor. Kjo vikamë shungulluese lirie qe vepër e përbashkët e dy bigave Malësi e Madhe dhe Dukagjin të cilat u lanë krejt vetëm në ketë përpjekje që i tregoi Evropës se shqiptaret nuk do jetojnë kurrë më në ombrellën otomane.
Jam ndier per herë i mirëvlerësuar nga miq shokë e koleg në dhjetëra evente në Malësinë e Madhe. Por nuk jam ndier aspak mirë me date 16.08.2021 kur as kush nuk foli një fjalë të vetme per ndihmëtarin historik Dukagjin. Historia është mësuese e madhe prandaj që të mos gabojmë duhet te jemi nxënës te mire te saj. Bashkia Malësi e Madhe Shoqata Atdhetare Dukagjini dhe Shoqata atdhetare Malësia e Madhe duhet përgatitë dokumentacionin dhe kërkuar organeve kompetente per shpalljen dëshmorë të atdheut gjithë atyre që u flijuan në Moksetin e vitit 1911.Ka një shekull e një dekadë që kanë shkruar emrin në pateonin më lartë të kujtesës kombëtare por është e trurpshme per ne që nuk i njohim dhe i vlersojmë siç e mertojnë fatosat që nuk vdesin 

See less
You, Lazer Kodra, Llesh Gjin Prenga and 30 others
6 comments
Like

 

Comment
Share

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.