E puthma fjalën duart bëji zëmër…!

0
160
Nga Valbona Kolaveri —
Jo vetëm që ia vlen, por realisht “shkëuputja nga blloku i  shenimeve poetike” të Valbona Kolaverit, është  një detyrim ndaj lexuesit. Kësisojë , ky cikël me poezi  i shtohet   si një  relike , kësaj dite të 6 vjetorit të shenjtrimit të Nenë Terezes.Lexoni Valbonen   dhe “mbytuni” në thellësinë e poezive të  saj!  Mund të jetë një imazh i 1 person
DUAJ SA PER NE TË DY
Më shih siç veç ti më sheh
e mē duaj
Tretmi sytë e tu
në të mitë
e shihi qiejt
Duaj sa për ne të dy
Mos më fol
në s’ke për të më thënë
smund të bëj pa ty
E puthma fjalën
duart bëji zemër
e më ledhato pa drojë
Lermë
në s’më ndjen si unë
Frymën time
ngjitja brinjës tënde
ta kuptosh
si mundesh me më dasht
veç tu më pa ndër sy
Ato xixëllojnë
çdo çast vtëm dashni
FAKT
Ti s’do të më shohësh
por unë jam përballë
T’më dëgjosh
nuk e bën asesi
Unē ekzistoj
dhe ky është një fakt
sido që t’më shmangësh
S’mund të zhbësh një fakt
aq të prekshëm
po aq sa ty

PAFUNDËSI

Vëra “Medaur” dhe Poezia , shije që vlen të përjetohet.Etja shuhet , Miqësia shtohet!

Ia mata me pëllëmbë
gjurmët vetes
Perimetri im mbështjell
udhë pa kthim
Mundohem te kuptoj
ç’shtrirje do të ketë
hapsira e së resë
A do te jetë
me ovale të ngushta
perceptimesh
Apo rrathe me rreze
pafundësinë…
GJYMTYRËT E MENDJES
Pasditja po mbahet mbi paterica
i theu minutat dhe orët
me heshtjet memece
Tē mbrapshtat po marrin
tatëpjetën
e mbrēmjes së përgjumur
Jam me sy picërrues
kah dritës
Memorizimi i vetes
ështē stampuar në mur
si një mumje
ku lēmshet e angështisë
presin të rrokullisen
në lotë krokodili
që po pret
të hajë babëzisht veten
Të njejtat
kanë filluar të grinden
në boshet e shpirtit
e t’më mërzisin
Do tu vë vizën e ndryshores
që tē mdryshmet
t’më gjallërojnë
gjymtyrët e mëndjes
VJESHTË PA TY Mund të jetë një imazh i 1 person
Po vjen dhe kjo vjeshtë
pa ty
si vjen udhëtari
shtegut të largët
Udhët do të mbushen
plot me gjethe kujtimesh
zverdhur nga malli i zbrazët
Po vjen kjo vjeshtë pa ty
po vjen
Kurse unë
do të pres e përcjell
mes pengjesh
të mos përmbyset
diga e zemrës
nga shirat e lotëve
të mungesës
ËNGJËJ
Treçerekun dhe një të plotën
se kam më
më humbën me njē të katërtën
egove
S’isha mësuar ti kisha gjithnjë
se ato zemra do rrihnin për vetet
Ua shoh sytë e mallit
dhe kur flas me vete
Si dua lidhur pas vetes
se ua jap timen zemër
ta kenë si hajmali rrugëve
E si buzëqeshje
këngën ninullē
ëndrrave
Zërin si jehonë frikërave
të mposhtin lotin
humbjeve
Imja zemër
le të lutet qiejve
bashkë me vetëtimën
tu’a shndrisë udhën
Fryma
le tu fërshëllejë veshësh
Bashkë me krenaritë
tu përthyhet shikimi im
ndër fytyrat e tyre
e le tu bëhet dritë
e zotit nē shpirt
ëngjëjve të mi
FRIKË  Mund të jetë art
Frika ia fshehu sytë natës
ta përgjonte
se kish frikë
Por nata sot
u shemb përdhe
i kish ardh ora
që frikërat e saj ta
frigojnë
e ta shkundin
Shembi dhe frikën time
e cila u thërmua
ta fusë me vrik
natën e shembur
ne thes
T’ia lidhe grykën
e ta djegē
e hirin e saj
ta derdh
në Bunë
Kur dita t’më thote
si ke ndjeh zemēr
nëpër rrjedhë
NDODH 
Ndodh tē mos flasësh
e të thonë
pse sheh e nuk flet
Ndodh që ti flet
e të thone
Ua na shurdhove
sa shume gojës i jep

Ndodh

Ndodh defekt në Automjetin Tuaj… mos u mëndoni gjatë, Gomisteri Sela1, iu “nxjerr ” nga situata
që je e pabukur
jo për fajin tënd
e të thone
sa e keqe je
Ndodh
të jesh shumë e bukur
e të thonë
je provokuese
Ndodh
qē tē lypësh ndihmë
e s’ta japin
e të thonë
si s’na the më parē
Ndodh
të ndihmosh
e s’ta dinë
se lumin e hodhën
e këta janë
mosmirënjohësit
Ndodh
që sot s’njeh as të zotin gomari
se sot janë të gjithë zotër
zot mbi zot është bërë
dhe mē qyqari
Ndodh ta shikosh në sy
tjetrin pa të keq
dhe të vret
pse ti po e sheh
Ndodh qē nē sy
nuk të sheh
sa herë që ti flet
se nën rrogoz si judë
të keqen po e bën
Ndodh
të jetë hipokrit
e të shtiret se të do
Ndodh që vërtet tē don
e ti prap po dyshon
Ndodh
ta ftosh brēnda
e ti japēsh bukēn
Ndodh
që pasi fryhet e nduket
të përmbys dhe kupën
Ndodh
që e zē mik
për kokē të mikut
Ndodh
që të shet për dy lekë
e si dridhet qerpiku
Ndodh
që ti japësh fëmijën
e ta bësh për dhēndërr
Ndodh
tē të thotë se ia hodhën
se i dhanē mollë tē kalbur
Ndodh  Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person
të marrēsh nuse
e ta bësh për bijë
Ndodh
që prap s’të do
e të ngatërron shtëpinë
Ndodh
që bëjnē tregēti
shesin qen e blejnē këlysh
Ndodh
që këta lloj njerëzish
asnjëherë su bënē kërkush
Ndodh
ta duash shumë një njeri
e ta shtiesh në gji
Ndodh
që tē del gjarpër
e tē ftohet trupi prej tij
Ndodh
ndodh
ndodh
Sa gjëra po ndodhkan
kur s’ka besë e nder
Ndodh
se njerēzia
në vënd të shesin mjaltē
po shesin zeher

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.