LEZHË /PËRKUJTOHET 6 VJETORI I SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZÊS .

0
86
JAK RROZHANI  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Është përkujtuar në Memorialin e Vendvarrimit të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skènderbeu 6 vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës ,me një aktivitet të bukur, përkujtimor me referime për jetën dhe veprën e dritur të Nënë Terezës dhe artistik, organizuar nga ,

REKLAMA: JO VETEM NE DITE FESTE , POR NE ÇDO MBREMJE VERA “MEDAUR” PRODHIM I KANTINES “MIQESIA” NE QYTETIN E KOPLIKUT , FORCON MIQESINE DHE DASHURIN..

Bashkia Lezhë, nën kujdesin e kryetarit të saj, z. Pjerin Ndreu, Pallatit të Kulturës, Lezhë, me drejtor , Mark Gjoka , Mjeshtër i Madh, i cili bashkë me Tone Gjokën, kênduan një këngë të bukur dhe mbresëlënëse për Shën Terezën, me një performancë të shkëlqyer dhe me prezantime të tjera .6 vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës ,më 4 shtator 2016 në Vatikan nga Papa Françesku, përkon edhe me 25 vjetorin e shkuarjes në amshim të saj ,më 5 shtator 1997, me postulatin e pavdekshëm të saj : Të duash, do të thotë të bësh gjëra të vogla ,me dashuri të madhe. Gjaku shqiptar i Nënë Terezës, të cilin ajo e pohonte me krenari , ka ndikuar fuqishëm në brumosjen e karakterit të saj : të jesh shqiptar ,do të thotë t’i përkasësh një populli, që historikisht ka qenë fatkeq, popullit më të varfër e më të vuajtur ndër popujt evropianë. Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe mur me tulla  Kusht i përshtatshëm e truall i favorshëm ky , për lindjen e një vokacioni në shërbim të të varfërve e të semurëve në mbarë botën, për të qenë të paisur me aftësinë : të ndjesh vuajtjet e të tjerëve. Mbajtja e fjalës edhe me çmimin e jetës, është vyrtyti i saj , ku siç kanë kombet himnin e vet , Nënë Tereza na la Himnin e Jetës .

REKLAMA , “GOMISTERI SELA 1 “NE DISA PIKA NE SHKODER VEÇ NE DISPOZICIONIN TUAJ

Ajo,gjithçka të sajën ,dashurinë, mendjen, shpirtin, besimin, zemrên, jetën, bamirësinë , humanizmin , e vuri në shërbim të mbarë njerëzimit dhe tashmë në rrugën e merituar të Shenjtêrimit , Shenjëtore e Njerëzimit, misionare dhe simbol i paqes,dashurisë, bamirësisë, humanizmit, tolerancës, me apelin : për më shumë dashuri, më shumë përkujdesje, më shumë humanizëm , mê shumë bamirësi, paqe ,drejtësi shoqërore, buzëqeshje tek njerëzit, me vepra të mira e të ndritura në shërbim të njerëzve,me postolatin : Përpara se të reagosh ,mendo . Përpara se të flasësh dëgjo . Përpara se të kritikosh, prit . Përpara se të lutesh, fal. Përpara se të pretendosh, dhuro. Përpara se të dorëzohesh,tento .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.