Tuz/Inagurohet rruga Delaj – Koritë

0
100
REKLAMA: Vëra “Medaur” e Kantinës ” Miqësia” Koplik, Vëra që shijon dhe zbukuron tavolinë, por dhe shoqërinë e forcon.

 

Djathi “Veleçiku” shija që ta imponon për ta patur përherë në”sofër”. Prëlë Hasani ju pret rrëzë veleçikut në Hot M.Madhe

Nga sot rruga Delaj – Koritë rrit qasshmërinë dhe sigurinë për vendasit dhe turistët!Sot, kryetari Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës, nënkryetarin, administratën e Komunës së Tuzit, si dhe në prani të shumë qytetarëve, bëri inaugurimin e rrugës Delaj-Koritë.  Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme  Komuna për përfundimin e këtij aksi rrugor me vlerë 750 mijë euro dhe gjatësi 9km, ka ndarë nga Buxheti vjetor mbi 500 mijë euro, kurse pjesë tjetër e ka bërë Qeveria në vitin 2020 me përkrahje të kryetarit të shtetit z. Gjukanoviq. Pjesën tjetër të rrugës e ka përfunduar kryeqyteti Podgorica në kohën kur ishim Komunë në kuadër të kryeqytetit ndersa një pjesë e tamponimit ka qenë donacion i kompanis ,,Bemax’’. Kurse, investimin kryesor në hapjen dhe përgatitjen e rrugës e ka bërë diaspora jonë, për çka i jemi shumë mirënjohës dhe falenderues.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Me përfundimin e këtij aksi rrugor tashmë është lehtësuar qasja në bjeshkën e bukur të Koritës, që është një ndër atraksionet turistike malore kryesore e komunës së Tuzit dhe çon në promovimin dhe zhvillimin e këtij segmenti të turizmit malor.Gjeloshaj, falënderoi kryetarin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryebashkiakun Ivan Vukoviq për bashkëpunimin, falënderoi diasporën e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e komplet rrugës së Trieshit, si dhe kompaninë ,,Bemax” e cila ka bërë falas tamponimin e një pjese të rrugës Delaj-Koritë.

Komuna e Tuzit

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.