Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut po zvarritet me vite, tashmë edhe si ide, lokacioni po zhvendoset jashtë qendrës së Tuzit!

0

Ju kujtojmë  se “Fjala”ju jep “Fjalen” se  ne Reklamojmë   biznesin tuaj,prezantojmë  suksesin Tuaj,përcjellim tek audienca  më tëren  tuaj!  Reklama, Portrete, Përsonazhe, ngjaje  dhe realitete  njerzore  nga  jeta e përditshme.Kontaktoni:shkabarevista@yahoo.com

Vëra “Medaur” kantina “Miqësia” në Koplik pë një miqësi të vjetër…- Mos harroni  edhe për Reklamën tuaj ka vënd tek “Fjala”-
Gomisteri Sela 1, më e mira në gjithë veriun e Shqipersë. Me” Gomisteri Sela1″ nuk mbeteni kurr në rrugë!

   Pse po zvarritet edhe më tutje vendosja e shtatores së heroit tonë kombëtarë, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kryeqendrën e Malësisë, në Tuz? Jo veç se po zvarritet ky premtim shumëvjeçar, por tashmë vendosja e këtij monumenti eventual po zhvendoset nga sheshi i Tuzit, në një shesh që flitet se do të punohet në të ardhmen!  Ky premtim        shumëvjeçar është përfolur shumë, ndërsa dhjetorin e vitit 2021, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kishte deklaruar se shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të realizohet në sheshin e Tuzit gjatë vitit 2022. Pjesa më e madhe e vitit ka kaluar, ndërkaq ende nuk ka asnjë hap konkret drejt realizimit të këtij projekti.Andaj, kërkojmë nga udhëheqësia e Komunës së Tuzit të japin sqarime se deri ku është shkuar me këtë projekt, si nga ana ligjore ashtu edhe nga ajo teknike. Gjithashtu, kërkojmë sqarime pse po tentohet të devijohet lokacioni origjinal dhe ideal i vendosjes së shtatores së Skënderbeut, pra nga lokacioni i sheshit në qendër të Tuzit?

/MALESIA.ORG/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.