Dua ta za gojën me buzët e mija të…

0
Nga :Mira Nikolla
Hesht!
Hesht, mos fol!
Mos thuaj asgja ma mirë!
Në sytë e tu, të tjera fjalë shpirti, lexoj.
Lene zëmrën të lirë!
Mos ja prish magjinë këtij çasti,
se ai ndoshta, s’kthehet ma!
mbret i botës, thonë asht’ rasti,
lene lotin me u tha!
Hesht!
Dua ta za gojën me buzët e mija të prushta, po s’guxoj me e ba!
Fjalt’ e tua më frenojnë,
si rrjeta që u vihet luleve
te kopshti i kojshisë mos me ra!
Po a ta merr menja se duroj gjatë,
pa ta zanë frymën me frymë?
A mund ta ndalosh të lumit rrymë?!
Hesht, mos fol!
Veç nigjo!
Rrahjet e zemrave tona
sqarojnë çdo dyshim.
Lene krenarinë mënjanë
e puthmë dhe ti.
Shpirti im!
Mira Nikolla
marrë nga vëllimi “ Mos ma zen diellin”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.