Namik Selmani
Dita e Verës
Urim poetik për të gjithë bashkëkombasit e mi për Ditën e Verës
Kur agimi është pa zbardhur
E kur dielli rreze hedh.
Fushë më fushë do shkoj pa ndalur.
Të mbledh lule gjemb më gjemb.
Në një shpirt do mbledh aroma.
Do puth flladin që zgjon male
thinjat-o ç’m’i shporri koha.
dhe ky mars me manushaqe.
Plis më plis e degë më degë
Mbi një kumbull ndënë ftua.
Do të bëj fustan të blertë.
Për shatlistën që e dua.
Këmbëzbathur, larë prej vese
Do flatroj me krahë zogu
Do t’u jap me mijëra rreze
Do mbjell lule borziloku.
Do të eci hap më hap
Do të ulem në ugare.
Një ortek të madh do ndal
Duardridhur në petale.
Do të bëj gjerdan me lule
Të stolis ballin dhe flokët
Mbi një tavë me ballakume
Do uroj miken dhe shokët.
Le t’i zbardhë duart mielli
Kur të ulem praë në sofra
Gazin tim ta marrë qielli
Fjalën-o ta marrë bota.
Prapë në shpirt do mbledh aroma
Të puth flladin që zgjon shpate
Thinjat-o t’i shporrë koha
Mbi gjerdan me manushaqe.