Viron Kona – Poezi
-Diku na kanë ardhur miq,
merr gërnetën dhe shko bjeri!
-M`dhembin buzët, miqtë e mi,
jam keq, oh, unë i mjeri!
Njëri lutu, tjetri lutu,
ai ngrihet me përtesë,
gër e gër gërnetës, Diku,
sikur bën kafe ekspres.
-Jua thashë, o miqtë e mi,
me këto buzë s`i bie dot,
po s`u gjet ilaçi i duhur,
s`do të ketë aheng sot.
Befas ngrihet krye miku,
mijëshen “ustait” n`ballë,
seç u drodh gërnet` e Dikut,
si motori kur i jep gaz.
Qejflinjtë radhë e pa radhë,
hedhin mijëshet gjithë lezet,
kartëmonedhat fluturojnë,
gërneta po buçet.
Vallja rreth e rrotull vjen,
muzika ndez gjithë vendin,
s`është parë aheng si ky,
Dikut buzët më s`i dhembin.
1).Gërnetë është emri popullor i klarinetës, pra është i njëjti instrument, që thirret me dy emra. Në dasma, gërnetaxhiu, me tingujt e gërnetës shpreh gëzim, në ceremonitë mortore shpreh hidhërim.