TRIDHJETË XHAMIAT E NJË TYRBE NË MALËSI TË MADHE

0
1916

PREGADITI : NDUE BACAJ

HYRJE 

Megjithse Malesia e Madhe si shumica e trojeve Shqiptare u pushtua nga perandoria Turko-Osmane në vitin 1479 , perqafimi i besimit Islam nga popullsia e Malesisë ishte më i ngadalshem se në asnjë trevë tjeter shqiptare . Madje edhe kur filloi islamizimi i popullsisë (shek.XVII-XVIII) në Malesi ai më shumë ishte “laramanizem” se i vertet . Keta “laraman” fetar në hyqametin Osman u regjistronin me emer musliman ,ndersa në familje , në fis e shoqeri ishin me emer dhe me rite kristiane – katolike. Ky laramanizem atyre malësorëve që e pranuan u lehtesonte sadopak taksat e renda që hyqameti turko-osman u vendoste jomuslimanëve ,si dhe u siguronte ato të drejta pronësore e jetsore që turko-osmanet ju a jepnin muslimaneve dhe ju a mohonin “kaurrave”…Në keto kushte mbijtese brenda një familje njeri vëlla “shkruhej” musliman e tjetri kristian…Por dalngadalë ky konvertim besimi me “hile” që historia e njeh si “laramanizem” ,filloi të mos jetë thjesht laramanizem ,por të marrë formen e një konvertimi real të besimtareve katolik në musliman… Ky ndryshim besimi u bë më i theksuar , veçanarisht në katundet e fshatrat e zonave fushore të Malesisë së Madhe ,ku qendresa në fushë të “gjallë” ishte më e veshtirë se në zonat ku banoret kishin aleatë të perhershem malet , “çerdhet” natyrale ku u ruajt më shumë se askund tjeter jo vetem besimi mbi pesëmbëdhjetë- shekullore Kristian-Katolik ,por edhe vlerat e virtytet më të mira të shqiptarisë si ; besa ,bujaria ,burrëria ,doket , zakonet , atdhedashuria dhe simboli i saj flamuri kombetar i Gjergj Kastriotit Skenderbe . Per ruajtejn e ketyre vlerave e virtyteve shqiptare –europerendimore me aromë lirie , malësoret luftuan e qendruan per shekuj kunder pushtuesit turko-osman duke derdhur lumenjë gjaku , dete djerse , oqeane mundi , privimesh e sakrificash të panumerta . Janë pikrisht keto aresyet që në Malesi të Madhe historia e ndertimit të xhamijave është shumë e vonë në krahasim me trevat e tjera shqiptare ,(veçanarisht në disa treva të Shqiperisë së mesme e të jugut)…

Xhamiat më të vjetra të ndertuara në Malesi të Madhe , sipas trashigimisë gojore (ndersa të dokumentuara thuajse nuk ekzistojnë) :

1. Xhamia e Koplikut , mendohet se është një ndër xhamitë më të vjetra të ndertuara në trojet e Malesisë. Sipas gojdhenave themelet e para të një xhamie kanë qënë hellur në vitin 1671 , por duke u bazuar te një gur i gjetur në themelet e xhamisë së vjeter në lagjen Llazan ,ndertimi i xhamisë na çon 100 vite më pas , në vitin 1771.(historinë e kesaj xhamie do lexoni më poshtë..)

2. Xhamia e Dinoshes –Grudë , sipas trashigimive gojore që qarkullojnë edhe sot kjo xhami ështe ndër më të vjetrat e ndertuar në Malesinë e Madhe , dhe thuhet se është ndertuar në vitin 1770. Gjithashtu per ndertimin (apo ndoshta per rindertimin) e xhamisë të Dinoshës ekziston nje “gojdhënë” domethënëse , nga e cila menduam të citojmë : “Dinoshjanët i akuzuan tek fuqitë e mëdha se rrenuan kishën e cila gjindej në lamë të Beqit (fisi Beqj), me ç’rast aty pranë në lindje të fshatit ndertuan xhaminë, keshtu që perfqaesuesi i fuqive të mëdha i dergon protestë kadisë në Podgoricë…Kadia akuzoi dinoshjanët…. Shaban Smajli Dukaj ishte trim , guximtar e shumë i zgjuar…. Shaban Smajli menjëherë mbërrinë në Podgoricë per të takua Kadinë. Sapo Shabani mbërrinë në zyren e Kadisë ai i drejtohet Shabanit me fjalët :–Perse e rrëzuat kishën e ndertuat xhaminë pa pyetur , se na shkaktuat probleme…?. Shabani me trimeri e zgjuarsi kesaj pyetje i ishte pergjigjur – Kishën në lame të Beqit e kanë pa punua të parët tanë , me gurë tanë e me punë të tyre , pasi kisha pati fillua me u rrëzua e na u islamizuam me ata gurë tanë e me punën tonë ndertuam xhaminë , e as na ka , as si kem kujt gja borxh…”. (Sokol P. Lulgjuraj , Malesia e Madhe ndër shekuj , Podgoricë 2010 , fq.69-70).

3. Xhamia e Ktoshit , sipas gojdhënave mendohet se është ndertuar në vitin 1780…

4. Xhamia e Zagores i ka fillimet e ndertimit në vitin 1790 . Per ndertimin e kesaj xhamie ka një gojdhënë interesante që lidhet me një djalë prej Bzhetet nga fisi i Malotajve me emrin Tomë Luc Malota , i kishte një inteligjencë të jashtezakonshme ,dhe per ketë shkollohet dhe qeveria turko-osmane i kerkon të bëhet musliman ,duke i premtuar edhe postin e “Vezirit”. Ky djalosh nga Bzheta pranon propozimin e qeveritarëve turq dhe behet musliman duke ndryshuar emrin nga Tomë në Mehmet (diku thuhet Ahmet) Lucë Malota. Ndryshimin e besimit Toma e kishte bëre duke u kerkuar turko-osmanëve plotësimin e dy kerkesave: E para ; ndertimin e një ujesjellesi që do tu sillte uje banoreve të Bzhetes nga Dragani (Xhaj) -në Bzhetë. Edhe sot gjinden tubat e qeramikes të ketij ujesjellesi.. E dyta Toma u kerkoi autoriteteve turke që në Zagorë ku ishte një xhami e vogel ti lihej një sasi toke- livadh ,që kur të shkonte per tu falur e kryer adetet të kishte vendin e tij per të lidhur kalin ai dhe ata që do ta shoqeronin. Edhe sot afer xhamisë së vjeter të Zagores gjindet një tokë që njihet me homonimin “Livadhi i Malotes”. Sipas gojdhenes kjo “ngjarje” ka ndodhur nga fundi i shekullit XVIII-v.1790), kohë kur të pakten kishte një xhami në Zagor .Megjithëketë një gur në formë pllake në muriet e vjetra të xhaminë së Zagores tregon si vit ndertimi vitin e vonë 1904 (ne mendojmë se ky eshtë viti i rindertimit e jo ndertimit).. .

5. Xhamia e Nizamit –Tuz , mendohet se themelet e ndertimit të saj i perkasin vitit 1860.. dhe ishte ndertuar per të kryer adete e fesë islame ,nizamet turq që sherbenin ketu…

6. Xhamia e Aliajve –Bajzë , sipas disa trashigimive gojore është ndertuar rreth vitit 1880…

7. Xhamia Marshenjit – Kastrat ,është një xhami që sipas një guri të gjetur në murin e saj ,tregohet se është ndertuar disi vonë, në vitin 1902 . Per ketë ne mendojmë se themelet e një xhamie ketu me siguri duhet të jenë shumë më të hershme ,ndersa viti i shenuar në gur ose është viti i ndertimit të një xhamie të re ,ose eshtë një rindertim i kesaj xhamie..

8. Xhamia e re e Tuzit , është ndertuar në vitin 1907…

Vlenë të shenohet se pas vitit 1900 u ndertuan xhamia në shumicen e fshatrave të Malesisë ku banonin malësor të besimit musliman , si në Repisht , Reç , Lohe e Siperme ,Lohe e Poshtme (Gradeskije) , Koplik i Siperm ,Gruemirë , Jubicë e tjer. Keto xhamia ,por edhe të tjerat më të hershme gjatë regjimit komunist 1945-1990 në Shqiperinë politike , veçanarisht në vitet 1967-1968 të çmendurisë ateiste keto objekte kulti ,ose u tjetersuan ose u shkatërruan ,një pjesë e të cilave nuk u rindertuan më as pas vitit 1990 ,kur u rrezua regjimi komunisto-ateist në Shqiperi..Nderkohë gjatë ketyre 25 viteve (1990-2025) u ndertuan dhjetra xhamia të reja edhe në fshatra që nuk kishin pasur kurr objekte të tilla kulti..

Xhamiat (aktuale) të Malesisë së Madhe “Etnike” të cilat po i “listojmë” me emrat e vendeve ku janë të ndertuara dhe sherbejnë…

1.Xhamia – Dinoshë 
2.Xhamia – Milesh
3.Xhamia – Tuz
4.Xhamia e “Nizamit” – Tuz
5.Xhamia – Koder-Budan
6.Xhamia – Karabushkopolje
7.Xhamia – Vrane
8.Xhamia – Vllanë
9.Xhamia – Matagush
10.Xhamia – Aliaj
11.Xhamia – Marshenj
12.Xhamia – Zagorë
13.Xhamia – Gradeskie
14.Xhamia – Koplik i Siperm
15. Xhamia – Llazan (qyteti Koplik)
16.Xhamia – Mehaj (qytet Koplik)                       Xhamia – Kalldrun 
17.Xhamia – Kalldrun
18.Xhamia – Jubicë
19.Xhamia – Çesme – Grizhe
20.Xhamia – Demiraj
21.Xhamia – Balshaj
22.Xhamia – Ktosh
23.Xhamia – Grudë – Gruemirë
24.Xhamia – Gruemirë
25.Xhamia – Linaj-Ekç
26.Xhamia – Hysaj-Rrafsh-Vorfë
27.Xhamia – Kullaj
28.Xhamia – Boriç i Madh
29.Xhamia – Qafë-Gradë
30.Xhamia – Kuç-Reç.

Në Malesi të Madhe perveç Xhamiave është e ndertura prej qindra vitesh edhe një Tyrbe e njohur me toponimin Tyrbia e Aliajve (Bajzë- Kastrat) .

Ftkeqesisht historia e Xhamija të vjetra (para vitit 1912) nuk ekziston e dokumentuar ,veçse e trashiguar nga gojdhena ,edhe ato shpesh mjaft të mjegulluara. Kjo është fare e kuptueshme pasi në pergjithsi shumica e hoxhallarëve vendas ishin të pa-arsimuar ,gjithashtu pushtuesi Turko- Osman duke qënë në luftë të perhershem me malesoret liridashes ,nuk ka pasur interese të dokumentoj historinë e ketyre objekteve të kultit ,që në pergjithsi ndertimi i tyre lente shumë per të deshiruar…Në keto kushte ne menduam ta shoqerojmë ketë “shenim historik” të objekteve të kultit me një histori të shkurter të Xhamisë së Koplikut (Llazan) dhe Tyrbes së Aliajve-Katrat..

“Rrugëtime” historike në xhaminë e Koplikut

Xhamia e Koplikut që shohim sot e ndertuar në vitin 1993 si Institucion besimi ka një histori qindravjeçare, histori që rrezaton jo vetem besim ,por edhe atdhedashuri të ketyre banoreve që me “bekimin” e vetë Zotit zgjodhen një rrugë tjeter besimi nga ajo që kishin keto troje per shumë shekuj me rallë para pushtimit Turko-Osman… Xhamia e Koplikut sipas shume gojdhenave (të pa dokumentuara) ka si fillim te saje vitin 1671 . Ndersa para disa koheve ka ekzisuar një gur i shkruar (skalitur) në turqishten e vjeter, shkrimin e të cilit duke “kthyer” nga kalendari arab në kalendarin gregorian që kemi sot tregonte se nga viti 1771 në trojet e Kolikut ishte ndertuar një Xhami ,ku permasat dhe matriali ndertimor i saj nuk ishin të shenuara , ndersa ne duke ditur se Kopliku ishte ndër qenderbanimet më të medhaja të asaje kohe në krejt Malesinë e Madhe, (Pamvaresisht emertimeve të kohes si: Kopernik, Kopolniko ,Koponiko e deri tek Kopilik e Koplik që është sot) ,mendojmë se xhamia duhet të ishte një ndertim “impozant” per kohen. Xhamia e asaj kohe ka qënë e ndertuar në trojet e lagjes së sotme Llazan. Mbi themelet e hershme të ketije ndertimi të parë , me siguri janë kryer rikonstruksione gjatë shekujve dhe moteve , ku ky objekt kulti u qendroi fortunave deri në vitin 1967 kur çmenduria ateiste e komunizmit shqiptare,arriti kulmin… Per Xhamin e Koplikut ka pasur gjithnjë gojdhena të mrekullueshme ,ku krahas lutjeve dhe faljeve të besimtareve musliman të Koplikut dhe besimtareve të tjere musliman të fshatrave per-rreth, kjo xhami është njohur edhe si qender arsimimi (per nivelet e kohes) ,por mbi të gjitha është njohur edhe si Institucion që kishte në themel Paqen, Faljen , Bashkejetesen dhe Harmonin në mes besimtareve të ndryshem , por vellezer të një gjaku , një gjuhe dhe kombi.. Xhamia e Koplikut në të gjitha koherat e mira ,por edhe të veshtira ,veçanarisht gjatë shekullit XIX ,dhe gjysmes së parë të shekullit XX , ka qënë edhe një vend takimi i kreneve ,prijesve dhe burrave të urtë të Malesisë së Madhe e më gjërë ,me qellim organizimin e mbrojtjes të trevave të Malesise e Shqiperisë që rrezikoheshin nga pushtues e lakmues të ndryshem…Kujtojmë se në keto tubime para Xhamisë kanë marrë pjesë jo vetem patriot e nacionalist të besimit musliman ,por edhe si vellezerit e tyre katolik. Historia na kujton ndër të tjera ; nenshkrimin e protestes kunder Kongresit të Berlinit ,dhe mbeshtetjes së Lidhjes shqiptare të Prizrenit per ruajtjen e terësisë së trojeve shqiptare nga lakmit e fqinjeve sllav e më gjërë. Në mes nenshkrimeve të perfaqesuesve , kreneve e burrave të urtë të Malesisë Madhe ,Shkodres e më gjërë në protesten e dates 16 qershor 1878 që u dergohej Fuqive të medha të Europes së kohes dhe Stambollit , gjenden edhe emrat e bajraktarit famemadh të Koplikut Sokol Mustaf Bajraktari dhe vojvodeve Meto Dema , Abdyl Kurti dhe Mem Shabani…(Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare .. ,1878 – 1912 , fq.35). Gjithashtu edhe pas Lidhjes se Prizrenit figurojnë disa tubime në oborrin e Xhamisë të Koplikut në mbrojtje të ketije organizimi mbarë shqiptar. Ndersa gjatë viteve 1912-1918 e veçanarisht gjatë vitit 1920 nga oborri i ketij objekti kulti u “bekua” qendresa e luftetareve koplikas në mbrojtje të trojeve tona nga shovenet Serbo-Malazez e tjer.. Madje në histori ka mbetur edhe tubimi në oborrin e Xhamisë së Koplikut me date 12 Nentor 1943 ,ku u formua edhe Beslidhja e Malesisë së Madhe ,Rranxave dhe Postribes …Që siç dihet ketu u muaren vendime të rendesishme, që trevat e Beslidhjes të mos beheshin palë ; as me fashizmin si pushtues ,dhe as me Komunizmin pretendues ,pasi siç shkruhet në dekumentet e Beslidhjes ,që të dy keto ideologji ishin dy anet e të njejtes medalje, antishqiptare e antidemokratike…. (“Beslidhja e Malesise Madhe “Kujtime ,Mul Deli Bajraktari ,fq.84-86 ) .. etjer. Mjerisht sot rrenojat e Xhamisë me historinë rreth 250 vjeçare (apo më shumë ,por të padokumentuar) nuk janë më “disponibel” ,por fatemiresisht siç dihet që nga viti 1993 (pasi komunizmi dhe ateizmi u rrezuan) në qytetin e Koplikut është ngritur një Xhami e re nga ndertimi ,por e vjeter dhe e pasur si Institucion besimi , harmonie e bashkejetese shembullore nderfetare .. E ndersa shumica e banoreve të qytetit Koplik është i besimit Musliman ,vetem rreth 400 meter “karshi” kesaj Xhamie qendron hijeshem edhe Kisha e Shen Gjon Pagzorit , ku keto dy Institucione Kulti “permbushin” më së miri “infrastrukturen”e Besimit e Qytetrimit të Koplikut , Malesisë Madhe e më gjërë ,duke sfiduar edhe dashakeqet e shqiptareve që mundohen të na pengojnë në rrugen tonë ,per të zënë vendin që na takon në BE (Bashkimin Europian)…

Histori e tyrbes së Aliajve (Kastrat)

Prej qindra vitesh në mes Kastratit të sotem me shumicë të besimit katolik ,banon edhe fisi i njohur musliman i Aliajve ,me të cilin banoret katolik para qindra vitesh kishin një trung të perbashket , gjëra keto që nuk harrohen ,pasi kanë sherbyer per një bashkëjetesë të shkelqyer në mes banoreve të kesaj treve ,të “lidhur” edhe me kumari ,miqësi ,probatini e dashamirësi. Në vitet 1886-1889 ,kur në Bajzë kishte filluar rindertimi i kishës famulli kushtuar Shen Pjetrit e Shen Palit ,disa ushtar turq kerkuan të ndalojnë me forcë ketë rindertim ,por trimat e Aliajve u dolen në krah dhe mbrojten sivëllezërit të tyre katolik , rindertues të kishes. Gjithashtu fisi musliman i Aliajve ndihmoi edhe matrialish per rindertimin e kishes së Bajzes ,ku nga kjo ndihmë e burrat që ndihmuan po dallojmë vojvoden famëmadh Zenel Shabani i cili punoi vetë dy qemeret e mëdhenjë të kishes me mjeshtri të rrallë. Po keshtu ndihmuan edhe banoret katolik të Bajzes sivëllezërit e tyre musliman të Aliajve , kur keta ndertuan xhaminë në vitet 1900-1902 , në token që kishte i falur ketij objketi kulti i madhi patriot Zenel Shabani. Xhamia me gjithë fortunat që ka kaluar per më shumë se një shekull,ajo është sot e rindertuar po aty ,pranë Tyrbes e cila është shumë vite më e hershme se xhamia ,ndaj ne menduam të fokusohemi te ky objekt kulti , Tyrbja e Aliajve ,i vetem objekt kulti i ketij lloji në Malesinë e Madhe , ku edhe kjo Tyrbe ka rilindur (aty ku ishte) në keto vite të demokracisë.. Tyrbja e Aliajve ka qënë (dhe është) një objekt me vlera të mëdha besimi . Permasat e kesaj Tyrbe ishin (afersisht sa sot); 4 metra e lartë , 3 metra e gjatë dhe 2.5 metra e gjërë ,pra ishte mjaft impozante dhe binte në sy prej së largu. Tyrbja vizitohej vazhdimisht , dhe kur kjo ishte e mbyllur funksiononte per vizitoret e besimtaret nepermjet një dritareje të madhe që qendronte e hapur tërë kohen. Brenda në Tyrbe ishte varri i një Shehiti (deshmori të madh të besimit musliman). Te kjo Tyrbe shkonin e luteshin besimtar musliman , por edhe katolik ,pra të gjithë ata që besonin në shpirtin e Shehitit të flijuar e shenjteruar me bekimin e Zotit në qiell që është një dhe vetem një per të gjithë .. Gjatë lutjeve dhe pershpirtjve në Tyrbe faleshin para (lek) të kohes dhe liheshin sende të ndryshme të vlefshme të cilat i falnin per shpirtin apo “mishin” e nevojtareve per të cilet luteshin.. Varri brenda Tyrbes ishte i ndertuar mjaft bukur dhe rrinte gjithnjë i mbuluar me një kuvertë ,ndersa te koka e varrit gjindeshin një çallmë dhe një pal tespi. Dyshemja e Tyrbes vazhdimisht ishte e shtruar me një qilim të mirë , që sa herë vjetrohej zevendesohej me një qilim të ri…Mosha e tyrbes dhe varrit nuk është gjetur e dokumentuar ,por sipas gojdhënave ,ajo duhet të jenë me moshë rreth 250 vjeçare.. Parat(leket) dhe sendet e tjera matriale që grumbulloheshin te kjo Tyrbe administroheshin nga një këshillë , i cili shumicen e tyre i ndante per hallexhinjët musliman ,por jo rrallë edhe per ata katolik , si dhe një pjesë tjeter shkonte (mbasi u ndertua xhamia) në meremetimin e mirmbajtjen e xhamisë. Tyrbja gjithnjë rrezatonte besim e bashkëjetesë të shkelqyer në mes banorëve kastratas e më gjërë. Bukuria e Tyrbes shtohej në 30 ditet e Ramazanit ,ku rrinte gjithnjë e ndriçuar me fenerë të kohëve. Zbukurimet ishin të perhershme ,por edhe të veçanta në ditet festive të Bajramit , ditet e Premte e tjer. Te kjo Tyrbe thuhet se vazhdimisht besimtaret në nevojë gjenin dermane të ndryshme per shendetin ,per halle jetësor ,si dhe per probleme psikologjike e tjer.Tyrbja ka qënë e njohur dhe është vizituar jo vetem nga banoret e Kastratit e Malesisë Madhe ,por edhe nga banorë të tjer nga Shkodra e deri në Podgoricë e më gjërë. Tyrbja me emrin e mirë që ka fituar ndër mote ka qënë shëndërruar edhe në një vend pelegrinazhi nga besimtarët e njerzit e tjer në nevoja që mendonin se ketu gjenin derman .. Mjerisht shkelqimi i kësaj Tyrbe si i të gjitha objekteve të tjera të kultit filloi të venitet me ardhjen në pushtet të të pafeve komunist (me 29 nentor 1944), të cilet në çmendurinë e tyre ateiste arriten kulmin në vitet 1967-1968 ,kur ndaluan besimin me ligje dhe shkatërruan Tyrben e Aliajve ,si shkatërruan edhe Xhaminë në Aliaj ,dhe objektet e tjera të kultit në të gjithë Shqiperinë.. Edhe pse u shkatërruan objektet ku njerzit i faleshin besimi te Zoti nuk mund të shkaterrohej , ndaj pas kesaj sprove të madhe u shkatërruar vetë komunizmi ateist ,ndersa objektet e kultit u ringriten në vitet e demokracisë ,shpesh edhe nga “hiri” i tyre. Në keto vite demokracie e ringjallje u ringriten xhamija dhe Tyrbja femëmadhe e Aliajve aty ku ishin dikur dhe janë sot. Shpresojmë që me ringritjen e objketev të kultit të ringrejmë edhe besimin te Zoti e te njeriu i tij ,besim që e kemi pas bjerrur shpesh ,me dashje apo padashje….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.