“Besoj në Diellin” (poezia e besimit)

0
A poem of belief

Nikolin Sh. Lëmezhi

“Besoj në Diellin”

Poezi e një të burgosuri hebre anonim
(E shkruar në muret e një bodrumi në Kampin e Përqendrimit në Këln të Gjermanisë)

Strofa e parë e kësaj poeme u gjet e shkruar edhe në Aushvic.

Besoj në Diellin
edhe kur nuk shkëlqen
dhe besoj në dashurinë,
edhe kur nuk është.
Dhe besoj në Hyjin
edhe kur ai hesht.

Besoj se për çdo provë,
ka gjithmonë një fund,
por nganjëherë në këtë vuajtje
dhe dëshpërim pa shpresë
zemra ime kërkon një strehë,
dëshiron të dijë nëse është dikush.

Pastaj një zë ngrihet brenda meje, dhe thotë
“Prit,
Biri im! Do të ta jap unë forcën,
do të ta jap unë shpresën. Ji i durueshëm edhe pak!”.

Besoj në Diellin
edhe kur nuk shkëlqen
dhe besoj në dashurinë,
edhe kur nuk është.
Dhe besoj në Hyjin
edhe kur ai hesht.
Besoj se për çdo sprovë,
ka gjithmonë një fund.

Se një ditë do të shkëlqejë Dielli…
Se një ditë do të ketë lumturi…
Se një ditë do të ketë dashuri…
Se një ditë do të ketë paqe…

Përktheu nga versioni italisht:
Nikolin Sh. Lëmezhi

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.