Bamirësi në dy familje

0
1081

Sot ishim në dy familje,në familjen e Ervehese,nënës së dy fëmijëve të paralizuar,dhe në familjen Shllegaj e nënës që amanetin e saj e ka bërë publik disa herë në takimet me mua,që pas vdekjes së saj djali i saj në karrocë të ketë një azil që të kujdeset për të. Bashkëpunimi i fuqishëm dhe i frytshëm i dy shoqatave,asaj në” Mbeshtetje të Grupeve Vulnerabël “dhe Shoqates “Selam” me President Z.Kastëriot Durmishaj ju erdhi në ndihmë sot këtyre dy familjeve me ndihma ushqimore. Te pranishëm Zv.Presidenti i Shoqates Kombetare në Mbeshtetje të Grupeve Vunerabël Z.Adriatik Gega ,Presidenti i Shoqates “Selam Z.Kastriot Durmishaj,i cili është insiatori dhe mbështetësi kryesor i këtyre veprimeve humane, Lela Qejvani përkrahëse dhe mbështetëse e shtresave në nevojë. Misioni jonë ka për qëllim evidentimin e problemeve jo vetëm ekonomike por shumë here më te rendesishme,ato që përfshijnë anën psikologjike,evidentimin e probleve te azilimit,kempeve,ndihmave ekonomike,mundesimi ndonjë ndihmë sociale qoft private apo ligjore,në bashkëpunim me të gjitha shoqërite dhe institucionet perkrahese dhe mbeshtete se te ketyre shtresave në nevojë. Detyra jonë do të jetë në vazhdimësi edhe në familje të tjera në nevojë pa harruar këto familje që ndihmuam,por me mbështetjen e njerëzve si Kasteriot Durmishaj puna bëhet më e lehtë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.