Rruge e parametrave dhe standarteve bashkekohore, keshtu eshte vlersuar pas përfundimit te rikonstruksionit të plotë dhe asfaltimit rruga e fshatit Zagore në njesinë administrative Shkrel. Banorët e këtij fshati në një bisedë me kreun e bashkise Tonin Marinaj, teksa e kanë falenderuar per mbajtjen e premtimit të bërë, duke e asfaltuar këte rrugë brenda këtij mandati, njeherazi dhe i kane adresuar kërkesa të tjera. Ndërkohë që kreu I bashkisë Tonin Marinaj ka vlersuar faktin se gradualisht me fondet e bashkise nuk do jete vetem kjo rruge e cila tashme ka perfunduar por do te kete edhe te tjera investime ne Zagore dhe ne tërsi në njësinë administrative Shkrel….
Ndërsa vetë banorët e fshatit zagor përsa i takon shtrimit të rrugës së tyre, pas nje xhiroje nga qendra e fshatit deri tek shkolla 9 vjecare “Migjeni” janë ndalur dhe kanë falenderuar kryebashkiakun Marinaj për premtimin e mbajtur duke asfaltuar rrugen e fshatit. Kjo rrugë realisht duket se është rikonstruktuar në konformë paramretrave te kerkuar për më tepër edhe vendosja e sinjalistikës është një tregues i seriozitetit të punimeve nga komponia ndërtuese.