Labëria dhe kultura…

0
2809

Labëria është një krahinë historike që gjendet në Shqipërinë jugperëndimore. Banorët e saj janë të njohur si njerz që fjalën e thonë me këngë nga ku vargjet mbartin me vete historinë dhe traditën labe. I tillë është edhe ky grup të rinjsh të cilët mbajnë emrin të” Rinjt e Laberise”.Ata vijnë nga fshatra të ndryshëm të zonës së labërisë dhe sjellin pastër dhe qartas mesazhin për një traditë dhe kulturë që rrënjët i ka thellë në krahët e shqipes dy krenare.Sa bukur përshkruhet Labëria,nëpërmjet vargut dhe ajrit të malit e fushës,nëpërmjet qiellit e gurgullimes se ujit të lumit,ja pra kjo është Labëria vendi ku vargjet e këngës rrjedhin natyrshëm dhe shoqërohen nga melodia e bukur e cicerimave te zogjve. Ky grup polifonie fillimet i ka në vendlindjen e tyre,aty ku ata janë lindur e rritur,aty ku kanë mësuar pastër dhe me kureshtje të madhe traditën dhe historinë e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Te” Rinjtë e Laberise” na percjellin një mesazh nëpërmjet këngës dhe vargjeve,nga ku merr jetë dhe frymë tradita.Për t’a mbajtur gjallë atë duhet t’a transmetojmë në brezat e rinj,ashtu si në e trashëguam nga gjyshërit dhe prindërit tanë për të mos e harruar kurr. Si burim që rrjedh nga mali,ashtu vjen dhe kënga labe,me veshjen e saj tradicionale,fustanella e bardhë si dëbora,dhe jelekët e qëndisur me fije ari,shendrisin si krahët e shqipes dykrenare mbi majat e maleve dhe rete e bardha… Labëria vendi ku burrat fjalen e thonë me këngë,e Brenda vargjeve është shkruajtur bukur historia dhe bëmat heroike….

Anila Ahmataj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.