Paulin Stërkaj merr lajmin e mirë pas daljes nga spitali, Trump e vlerëson me çmim të veçantë…

1
1513

Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj është nderuar me një çmim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çmimi me motivacion për arritjet në jetë, u firmos nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump, për kontributin e veçantë për personat në nevojë.

Çmimi & motivacioni

Përgëzime për marrjen e çmimit nga presidenti Donald Trump për arritje në jetë.

Në emër të një kombi mirënjohës ju falënderoj për shërbimet tuaja për amerikanet dhe për personat me ne nevojë. Përmes një shërbimi prej të paktën 4000 orësh keni siguruar vazhdimësinë e angazhimit amerikan për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Ju keni shërbyer si model për shpirtin amerikan. Përmes punës tuaj janë forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe besimit qe i bën bashke njerëzit duke ndihmuar në adresimin e sfidave me te mëdha të kohës tonë.

Teksa reflektojmë në veprat e tuaja të shumta dhe veprat e bamirësisë, kombi jonë merr frymëzim nga ata që i përgjigjen thirrjes për të ndihmuar komunitetet tona dhe kombin tonë. Me përpjekjet tuaja te vazhdueshme amerikan do të mbetet tokë e lirisë dhe e mundësive për të gjithë.

ShkodraNews ka mësuar se çmimi i është dorëzuar deputetit Stërkaj në banesën e tij nga ana e senatorit amerikan.

Kujtojmë se pak ditë deputeti i PS u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi pësoi ishemi cerebrale. Fatmirësisht pas përmirësimit të gjendjes, socialisti ka spitalin.

1 KOMENT

  1. NA VJEN MIRE QE REVISTA EELKTRONIKE”FJALA.COM” I RUHET,MADJE ME VIGJILENCE REVOLUCIONARE KOMUNIKIMIT ME TE VETMEN SHOQATE ME STATURE PROFESIONALE DHE LIGJORE”SHKRIMTARET E ARTISTET,M.MADHE”NDERI KOMBIT””, MADJE SI E VETMJA QE I OFRON RREGULLISHT DHE PAPARAGJYKIME BASHKEPUNIME PROFESIONALE,JO AMATORESKE APO FOLKLORIKE, NE SENSIN VULGAR TE FJALES,SIC QE EDHE RASTI I FUNDIT KUSHTUAR ARTISTI MALESOR SHABAN BERCAJ,ANETAR NDERI I SHOQATES SONE.FLM PER MIREKUPTIMIN!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.