VELEÇIKU 1 – 0 ILIRIA

0
1026

Është konsideruar një fitore me vlerë, dhe e çmuar per ekipin e
Veleçikut, fitorja e arritur këtë fundjave në fushen sportive “Reshit Rusi” të qytetit Shkoder, ndaj skuadres së Ilirisë së Fushkrujes.Ky takim vlersohej interesant dhe mjaft luftarak, per arsye se krahas futbollistve të Velçikut, te cilet luanin në Shtepine e tyre, dhe natyrisht fitorja ishte synimi kryesor, edhe lojtaret e Ilirisë, kishin ardhur në Shkoder me të njejtin synim, pra fitoren. Kësisoj sinjalin per fitore e ka dhënë futbollisti Toma per Veleçikun i cili në minute e tretë i ka pasur të gjitha mundësitë per te shenuar. Kështu mbasi pjesa e parë është mbyllur me barazim, pa gola, çdo gjë tashmë duhej zgjidhur ne 45 minutat e pjeses së dytë. Dhre goli duket se ishte projektuar ne këtë skem, ku braziliani Fabio, një lojtar i palodhur dhe teknik ka nisur ne aksion sulmin, sulmuesi Hasa, nga krahu i majt, i cili deperton me mjeshteri, duke shmangur dy mbrojtesit e Ilirisë dhe me një goditje standarte rreth 25 metra ka shenuar një euro gol. Ishte ky gol i cili i ka dhëne fitoren Velecikut. Edhe pse pas këtij goli sulmuesit Hasa, Denis çokaj dhe Toma i kishin mundesit per të shenuar serish. Gjat këtij takimi vlen te citohet fakti se reparti i mbrojtjes me Lamin, Balen dhe me Kaçubin e Hoxhen ishin në lartësinë e duhur. Nderkohe qe edhe portieri Vjerdha ishte ne lartesine e duhur.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.