Gazeta Serbe “Blic” : Putin mund të njohë Kosovën

0
827
Vladimir Putin është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës duke sakrifikuar marrëdhëniet me Beogradin. Në analizën e saj, e përditshmja serbe“Blic” nënvizon që Serbia është ndihmuar më shumë nga BE se sa Rusia.

Sipas të përditshmes, “Rusia gjithmonë Serbinë e ka shfrytëzuar si trampolinë të përshtatshme për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Kjo është hera e dytë për disa muaj që në qarqe kaq të larta flitet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Rusia. Në Shtator të vitit të kaluar, Vladimir Putin barazoi Kosovën dhe Krimenë, duke kritikuar Perëndimin dhe kërkoi respektimin e vullnetit të popullit”, vijon analiza e “Blic”.

Me këtë qëndrim, Putin, ndonëse vendi i tij nuk e njohu Kosovën si shtet, në të vërtetë deklaroi se shkëputja e provincës jugore nga Serbia është bërë në përputhje me vullnetin e popullit.Në analizë, e përditshmja shkruan që Serbinë e ka ndihmuar më shumë Brukseli se sa Moska. “Blic”, duke krahasuar kontributet e BE-së dhe Rusisë, thekson se “Europa në Serbi ka investuar shumë.” “Po të mos ishin investimet europiane ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh”, vijon analiza. Vetëm 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.