Zoja Rruzare i bashkon të gjitha nacionalitetet, dhe besimet në sofrën e shtruar të intelektualit Tuzian Nikollë Gega

0
614

Derë e hapur, sofer e shtruar për   njerzë  të dashur , miq , mysafir , shokë e koleg pune, mbase si askund tjetër vetëm këtu  në shtepinë e intelektualit Nikollë Gega në Tuz të Malësisë në Mal të zi , harmonizohen më së miri  kulturat e nacionaliteteve , dhe  besimeve, asaj katolike , dhe muslimane , por edhe Ortodokse,  të gjithë urojnë Gëzuar Zojen Rruzare!!!

Po kush është Nikollë Gega, ky malësor   fisnik, i cili ka hapur portën e zëmrës , dhe derën e Shtepisë, dhe ka shtruar sofrën bujare  të miqësisë që percjell zojarruzare?!!Shkurtazi do të thonim se  do të ihte e pamundur  të ishte ndryshe  nga ky djal malësor.Gjyshi i ti Kolë Gegaj,  i njohur si themelues  i shkollave Shqipe në Malësi, ku për 20 vitë   shtëpia etij  në Triesh të Malësisë  , ka qënë edhe shtepi banimi  , edhe  Shkollë  ku kanë mësuar  brëza të tërë  malësorësh.Ndërkohë që   një tjetër ëmëer pikant i  intelektualizmit  të kësaj familje ka qënë njëri nga axhat e Nikoll Gegaj , Gjergj Gegaj  i cili  është   listuar si redaktori iparë  i radios   në gjuhen Shqipe në Mal të zi. Ndersa sjellim në kujtesë  se  një tjetër axh i Nikollë Gegaj ishte  edhe  prof, dr, Athanas Gegaj, bashkëpunëtorë i Fan Nolit , dhe sipas këtij të fundit  autori më imirë i veprës së Skënderbeut. E pra Nikollë Gegaj  , një pinjoll i fisit Gregaj që se ka prishur  traditën  e   shkollimit, kulturës  dhe  sherbimit   ndaj komunitetit , kësisoj Nikollë Gegaj mbetet  një trashgimtar i  dënj i këtyre përsonaliteteve të padiskueshme  të intelektualizmit  Shqiptar në Mal të Zi.Është festuar  gëzueshem   zoja  rruzare,  festë kjo tradicionale e  e banorve te Trieshit   në Malësinë e Madhe . Kësisojë  kudo që  jetojnë e banojnë , këta njërz të mire , fisnik  e puntorë, këta njerz që  respeëktojnë dhe  adhurojnë besimin, kanë hapur dyert e zëmrës, kanë shtruar sofrat  për festen e zojes rruzare.Kështu ka   ngjarë edhe në Tuz ,ku intelektuali dhe politikani Ii I njohur Malësor , si përherë  edhe kësaj radhe ka hapurt dyert e zëmrës dhe të shtepisë  për mysafirët , miqt , të afermit dhe  shoqërinë e tij. Edhe  një staf I   revistës   Fjala” , dhe Tv Kopliku ishtë prezënt  për çste , të kësaj sofre bujarë të shtruar , këtu në shtepinë e mikut  tonë  Nikoll Gega  , i cili pasi ka trokitur gotat e mireseardhjes së mysafirve, nuk ka nguruar të japin dhe një prononcim për tv Kopliku , dhe  revistë Fjala. Fillimisht ka   uruar mysafirët që e kanë nderuar me praninë  e tyre në këtë ditë feste, dhe  veçanarisht falenderimet ia ka adresuar  tv Kopliku , revistës Fjala , por edhe lahutarit të mirwnjohur Jonuz Delaj i cili ishte i pranishëm në  këtë ditë të bukur feste.Kështu kjo atmosfer festive e zojes rruzare ka  vijuar gjatë  kudo   jo vetem në familjen e  z, Nikoll Gega , por  në çdo familje  ku festohet  kjo  ditë e bukur  dhe shpresëdhënese për jetën , për mirësinë , paqën e mirekuptimin njërzor, ndaj nuk kishte se si të ndodhte ndryshe veçse kështu  ,mysafir të pranishem nga të gjitha nacionalitet  në Mal të zi , por edhe nga të  gjitha besimet Katolik , Musliman   e Ortodoks. Kjo është  festa , ky është mesazhi i paqës dhe mirëkuptimit që percjell  zoja rruzare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.