Pas vrasjes së 19-vjeçares Sheila Bakija, qytetarët në Mal të Zi janë mbledhur pasditen e sotme në një protestë paqësore.Protesta u mbajt përpara ndërtesës së policisë në Tuz dhe u organizua nga disa organizata jo-fitimprurëse.Siç bënë të ditur, qëllimi i organizimit të protestës, ishte mbështetja e familjes së 19-vjeçares së vrarë në kërkimin e drejtësisë dhe për të parandaluar rastet e tjera të tragjedisë për shkak të dhunës në familje.“Ne i kërkojmë Administratës Policore, Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi dhe Zëvendëskryeministrit për Sigurinë, Dritan Abazovic, të fillojnë një hetim urgjent për këtë rast të dhunës ndaj grave, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një të reje, pavarësisht faktit se dhuna është raportuar në polici,” thuhet në deklaratë.