
Duke marrë parasysh mënyrën sesi është pasqyruar ngjarja nëpër media apo edhe raportimet e banorëve të zonës, ngjallen shumë dyshime.
Nisur nga natyra sensitive e rasteve të ngjashme, kërkoj nga ana e organeve kompetente të bëjnë zbardhjen sa më parë të ngjarjes, duke dhënë informacionin e saktë në mënyrë që mos të ketë vend për asnjë dyshim.
Do ta ndjek këtë ngjarje derisa të zbardhet dhe të ketë një raport të saktë nga organet kompetente.
Në pritje të deklaratës zyrtare të policisë së shtetit,
Deputeti i zonës së Malësisë së Madhe,
Ramadan Likaj