“Vjeshtë n’ Shkodër”

0
435
Me panairin “Vjeshtë n’ Shkodër”, kemi përmbyllur edhe për këtë vit panairet e organizuara në Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër.
Edhe pse një situatë e pazakontë për shkak të pandemisë, të gjithë bashkë ia dolëm të vazhdojmë traditën e mirë të krijuar në këto 5 vite, për promovimin e vlerave njerëzore, natyrore dhe të territorit.
Jam e lumtur që sivjet, përveç promovimit të produkteve të shumëllojshme të njësive administrative dhe të qytetit, evidentuam ecurinë e suksesshme të dy nismave të Agroturizimit në Anën e Malit dhe në Gurin e Zi.
Kemi besuar në këto nisma që mbështetëm së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe jemi të bindur se kjo është rruga e duhur për krijimin e mundësive reale ekonomike për shumë familje në territor.
Në vitet që do të vijnë, do të vazhdojmë mbështetjen dhe kontributin tonë për fermerët, bujqit, agroturizmin, artizanët, zejtarët dhe të gjithë ata që përpiqen të ndërtojnë jetën e tyre, të sotmen e të ardhmen në Shkodrën tonë dhe përmes punës.
Në fund një falënderim të madh për të gjithë pjesëmarrësit në panairet e organizuara, jo vetëm për ata që morën pjesë me produktet e shërbimet e tyre por edhe ata që i vizituan dhe mbështetën ato.
Ndjehem e vlerësuar edhe për çmimin “Mirënjohje” nga Shoqata e Artizanëve, të cilin e konsideroj si nxitje për të punuar më shumë për promovimin e vlerave të gjithanshme, të padikutueshme në Bashkinë e Shkodrës.
Suksese të gjithëve dhe mirëtakofshim në panaire të tjera!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.