BAR – RESTORANT – HOTEL “RUBENS” PROMOVON VLERAT E KUZHINES TRADICIONALE DHE MODERNE

0
588

Është pikërisht ky mjedis kaq fantastik , këtu në lagjen Culaj të  qytetit të Koplikut , në bregun e liqenit të Shkodres , ku duket qartazi se dora e zotit , ka qënë në sinkron të plot me mëndjen dhe dorën e njeriut . Dhe ja , vërtetë pikërisht këtu ku dikur syri i pa trembur i kufitarit rrinte pa gjumë   në “mbrojtje “ të  kufirit liqenor , sot ngrihet madheshtorë  BAR- RESTORANT – HOTEL “RUBENSI”.  Një investim i bukur dhe i dobishëm  , i cili i ka dhënë hijeshinë  e merituar  këtij mjedisi  . Fatlum  Culaj emigrant  ndër vite në  Britaninë e Madhe , tashmë  përfundimisht i kthyer në tokën e t’parve të tij , pas  ndërtimit dhe  hapave të parë , të dyerve të  çelura  të këtij investimi , tanimë ka promovuar edhe kuzhinën  tradicionale  , te nderthurur me atë moderne.Ndaj në një ditë të tillë promovimi   të gatimit mjeshterorë  , të duarve të arta të mjeshtrit të kuzhinës  Zamirit  , të gjithë mysafirët  ndihen më mirë  ç’do herë  tjetër . Këtë realitet  e thotë  me mjaftë dëshire edhe intelektuali i njohur në qytetin e Koplikut Sulejman Duli i cili ka folur me nota mjaft pozitive për këtë investim  kaq madhështorë , dhe të hijshëm . Ndërkohë që sofra , ose siç i themi  çdo ditë tavolina është mbushur plot me gatimet e shumëllojshme , trokitja e gotave ka vijuar  gëzueshem  , duke uruar të gjithë pronarin e BAR -RESTORANT “RUBENS” ,  gëzuar dhe të ectë mbarë ! Ne jemi ndalur dhe kemi intervistuar  , dhe një tjetër personazh të njohur  në M.Madhe  i cili në përgjigje të pyetjeve tona ka treguar dashamirësinë për këto investime që po i shtohen qytetit të Koplikut dhe M. Madhe , për më tej Anton Kokaj është shprehur : Se kjo tregon që djemt e M.Madhe gjithnjë e më shumë po tregojnë vlerat e tyre , i tillë është  edhe pronari i këtij lokali kaq funksional .Mbase është e natyrshme , që  vërtete njerzit e punës  , fjalët i kanë të kursyera , kështu ka ngjarë edhe me duarartin e kuzhinës , njeriun me përvojë të gjatë si në  vendët Europiane , po kështu edhe në kuzhinat  Shqiptare  Zamirin .

Një tjeter moment i veçantë , madje  sadisfaksion emocionues ishte edhe përshendetja muzikore  e këngëtarit të njohur Zamir  Jakupi  , i cili me grupin e tijë    muzikorë i dha kësaj dite bukurinë e kerkuar , ku shijeve të  gatimit  iu shtua edhe shija e këtyre çasteve muzikore ,  ndërsa personalitete të këngës dhe artit si Jonuz Delaj  , teksa kanë ngritur gotat , në këtë evënt promovues , janë shprehur se një investim i tillë ka vlerë të  vecantë ,  për më tepër këtu në bregë të liqenit të Shkodrës . Kësisoj kjo ditë promovuese e Kuzhinës dhe gjithë sherbimeve të tjera që ofron Bar – Restorant  – Hotel  “Rubensi” ka vijuar gjatë , nën trokitjen e gotave dhe çastet muzikore …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.