Teuta Osmani
Motra motrës nuk i ngjan
As vëllai vëllait jo e jo
Por dhe nënës apo babës
A vallë i ngjajnë ndopakëëë?!
Dhe nis pyetja të gjej përgjigja
Sikur t’i flas hunda gojës
Por ashjë nuk kanë të përbashkët
As nga lloji e as nga forma!
E më thoni ju të një gjaku
Që gjakun të prrishin për hakmarrje
Të fusin në të njëqindin e kallupit
E të mos kesh as sy e as faqe!
Mbushur llogje tej më tej
Gënjeshtra me bisht e me akuza
Të bëjnë veten e tyre bejler
E të moa kenë hak as edhe gurat!
Të marrin pabesisht nderin, djersën
Mes mashtrimeve e dhe kurtheve
Sa është nëna edhe baba
Goja s’u ndihet si ata urthet!
Fshihen pas gishtit mes lajkave tinzare
Fshihen pas opinionit me dalkavere
Fshihen ditën e dalin natën
Për besë të prindërve derisa vdesin!
Dhe oastaj fillon lufta e përçarje
Për të marr sa më shumë nga “frangat”
Dhe kur e dinë mirë se kujt i vjen haka
Luajnë rolin derisa të çojnë në “pranga”
E ti përukesh për nderin tënd
Për djersën që ke humbur me testament
E vjen kjo ditë e zezë që gjithçka të merr
Vëllai apo motra veç djalli hak s’i merr!
Amerikë. 31.08.2022