Qeveria/ Z/Kryeministrja Belinda Balluku largon zëvëndësin e saj dhe të tjerë

0
104

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është liruar nga detyra. CV-ja e Belinda Ballukut, e vetmja eksperiencë profesionale që përputhet me  postin që i dha Rama - KRYESORE  Po ashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe BiciLajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë.“Sot janë marrë dy vendime. Lirimi nga detyra i zv/ministrit të Energjisë, zotit Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv/ministres së Mbrojtjes, zonjës Dallëndyshe Bici. Do ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim, që i bazojmë në eksperiencën të cilën kanë dhe në pozicionet kyçe që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.Veliu largohet pikërisht në ditën kur u shkarkua Gledis Nano. Ky i fundit kishte zëvendësuar Veliun në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.