Veshjet e kahershme të dasmave të Nënshkodrës, sot si… stoli

0
3107

Nga :Çesk Gjoni

Ndoc Krajni ne Barbullushin e Shkodres, emigrant, familja e te cilit është prej 15 vitesh ne Itali, martoi para pak kohe djalin e tij te vetem Maldinin,. Pak para se te niseshin si krushq ,kur shikoj se disa te rinj ishin veshur me kostumin tradicional te zones mori disa femije dhe bani “tym” me nje makine.. Erdhi pas pak…
Gjashtë vocrrak i kishte veshur me petkun Zadrimor dhe ato ngjanin taman si nuse e si ” burra” te hijshem çka kulmoi “send e bukuri “e paparë.në këtë dasëm. Sot kostumet e nuserise dhe të dhandërise si elemente të kulturës popullore të veshjes, janë relike te çmuara te kostumevet kombetare te etnografisë shqiptare.
Këto veshje qemoti kane filluar te përdoren si veshje të sotit vetem si stoli çka ka nisur rinovimi i kësaj tradite.. Pra, diku me shume e diku. me pak i shikojme ne evente martesore e ne ndonje festival te kenges popullore…
Veshja e nuses Zadrimore ajo e nuses se komunitetit te besimit musliman, rrobat e nuserimitt te malesores dhe mirditores fale popullimit te kesaj zone nga banoret e shkrehur me kohe e mote nga malesite e Dukagjinit dhe te Mirdites , krijonin një panair shumengjyresh. në kulturen gjithpërfshirëse te kesaj treve kur shfaqeshin ne disa tubime te ndryshme festive…
Por. si veshje e perditshme kane zanë vend ne memorjen e kujtesës dhe i mbajne ne trup disa te moshuara. E,sa per burrat vetem mund te flasin per to si te ” shkuara e te harruara,”
– Po humb dita ditës nga faqja e dheut…
Se ishte nje hise e hijshme dhe e fisme e jetes sone.. shprehet e merakosur 80 vjeçarja Marije Shelqeti ne Barbullush ku veshja zadrimore eshte per te veshja e perditshme.. “Po k’to nuset e sodit te pakten ndoj dekik a pahen k’shtu me veshjen e nuses, si dikur ,te pakten diten e dasmes .
Se kena pas nje “petk dasme plot drit’ e nur’..” Po… Po.. Ka cifte qe ne diten e marteses se tyre po bahen “shkëndijat “e para qe po hapen e po ndritin kete traditë te bukur çka po e harmonizojnë me se miri me traditen e veshjes se kohes. Nuk ka shume kohe qe po bahej një dasem ne Kosmaç mes oborrit e shtëpisë me dekor te gjelberuar pemesh .
Myzafer Koliqi një kengetar nga Kosova kur shikoi te porsamartuarit qe hyne ne banket me veshjet e kahershme ndryshoi ne çast kolazhin e radhës spikati ajo kenga ku thuhej “Me jelek e branavek/ po duken sokol me flete.”
“Nje mrekulli e papame rrall bre, as ne Shqiperi e as ne Kosove- Me hy nusja n’banket si qemoti… s’ka ku shkon ma bukur e them se i shkuan për shtat , keto fjale,” ju pati thene kengetari instrumentistevet te orkestres… Shkëndijat vijne njëra pas tjetres te rralla por te duket se shperthejne si fishekzjarre shumengjyreshe ne qiellin e kohes …
Lida juriste nga Gramshi i Korces zbriti nga makina ne oborrin e shtëpisë te burrit te saj ne Gramsh te Lezhës me kostumin perle te nuseris gramshiote se bashku me Aleksin qe ishte veshur si zadrimori i dikurshëm .
–Pavaresisht se ne organizuem një ceremonie martesore te kohes me te gjitha elementet e qytetarisë se ardhur ajo dalja e Lides dhe e imja ne oborr eshte gjetja dhe gjaja ma e bukur dhe ma e çmuar e dasmës sone .. shprehet inxhinieri i ndërtimit Aleksi..
Flet per dasmat edhe nje grua Nazi i Ramadanit një

grua rreth te 50 ,-tavet ,”-Bahej një dasëm këtu ne Mjede Për një çast çifti iku fill në kohën kur i erdhi radha te kercente. Epo tham na gratë ,shkoi të ndrronte velin.
Se këto nuset e sodit po veshin gjethfare lloj velit…Të bardhë,të kuq ,të larme! Bash mu ka ba zemra mal nga gezimi kur kam pa nusen me ilallek e dhandrrin me cakçir e jelek. !
Dasma mori pamjen tjeter aq te lakmueshme per synin tone e kcimi i i çiftit U ba aq i bukur sa nuk kam goje ta tham.per Zoten! Shkëndijat po duken sikur po shperthejne gjethnje e me tepër..Nuk ka me një grusht e as tek tuk.. Shikohen pothuajse ne cdo dasem te kesaj ane Te rnjte.trushjan pothuajse ne çdo dasem vishen e defrejne një pjesë te rruges si krushq te dikurshem e ardhja e nuses shtron ne këtë moment atë udhë traditë te harruar po të lëvruar me se miri nga keto te rinj e te reja në këte anë te Shkodres. ..
Po..kjo game veprimi e ekspozimi te kostumevet kombetare po merr frymëmarrje me te gjere e po shtrihet edhe ne elemente te tjere te marteses se te rinjvet .. Shikohet ky fenomen ne shume te rinj valltare ku vallen e pare e shoqërojnë me kete veshje çka ka sjellë jo vetem thyerjen rutinore te veshjes se kohes po krijojne një atmosfere shume dekorative qe ne fillim te dasmes Veshjes kombetare po hyn ne trupin e te rinjve dhe po manifestohet perhere e. me shume si nje shfaqje e kultures sone popullore…
Ajo qe te bie ne sy është se me te etur per veshjen e te parevet tane jane emigrantet.. Ato po bahen ” “promotori” i nisjes se kesaj tradite. te vyer.. Mbase i cyt malli për vendlindjen e tyre qe i ben te vishen kështu e kjo veshje ban sikur ditet e jetes po i kalojnë ketu ku ju ka ra ‘kryet ne rreth te djepit” sic i cilëson nje varg i nje kange folklorike.
“Si te mos pelqej veshjen e orindervet të mi ku ate po e admirojnë shume te huajt ” I degjon keto fjale nga Edmond Vilaj një emigrant nga Rranzat e me banim te perhershem ne Varese ne provincen e Milanos. E me pas tregon një detaj te dasmës se tij. Bashkëshorten e kam italiane.
E quajne Ghiada dhe banon edhe kjo në Varese. …. Pak para martesës qe vendosem t’a banim në vendlindjen e saj, Ghiada me kërkoi edhe kostumin e nuses mirditore. qe t’a vishte ne diten e dasmes se saj.. Kisha ra në pikën e hallit,– ka vijuar me tej të tregoj Edi _-I çova fjale mames qe te gjej veshjen e një çifti mirditor… prejardhja e të parevet të mi..Se kështu desheroja edhe une! Kështu dualem per pak kohë ne diten e martesës.sone ,. Ju nuk e besoni se sa te habitur e te mahnitur mbeten italjanet e ftuar, nga kostumi i nuses dhe dhëndrit mirditor U mrekulluan aq shume sa nuk dinin te pushonin duartrokitjet e tyre…”.
Ka ardhur koha që tradita e veshjes popullore ti dhurohet hapësira e duhur edhe në mediat vizive Këtu në Shkodër jane katër stacione televizive lokale dhe një stacion viziv muzikor.. si dhe tre radiio . Në keto media per hir te vertetes nuk është hapur dera e studiovet sa duhet dhe syri i ekranit nuk po shfaq aq sa kërkohet nga emetimi i emisionevet…
Bile ndodh edhe kështu . Ne stacionin muzikor vijne shume e shume kengetare nga kjo zone sa me larmine e shumellojshnerine e lloj–lloj veshjeveje te duket qe po shikon një sfilate mode. nga kengetaret ,por, ate”sfilaten” e veshjes popullore sikur e kane harruar.. pjesa me e madhe e tyre.
E numurohen deri ne dy apo tre gishta ato qe i shikojme dhe.mund ti shijojme me kostumet tradicionale te pakten te vendbanimeve te tyre. Aty i kane koleget e kenges nga qyteti qe e kane kthyer ne manifestim shume joshes veshjet popullore te kesaj treve ne jeten e tyre vkoncertale …
Po ku i bien veshit ato!. per këtë kulture popullore te veshjes qe po e kerkojne edhe te vegjlit tane. Andaj Ndoc Krajni jua lexoj e jua plotësoj deshiren te vegjelvet te dasmes se djalit te tij …
Nuk u hap as edhe një sepet teshash ,as edhe një arke pajet as edhe nje raft rrobash po shkoj fill e ne nje njesi sherbimi per tregtimint e këtyre veshjeve ne Bushat. Kjo njesi eshte ideuar dhe dizenjuar me a estetike dhe rregullsi sa ngjan me të vërtet si një pavion etnografik qe terheq jo vetem bleres apo terheqes me qera ,por edhe vizitore te shumte…
Per t’i veshur e per ti gezuar sipas dëshirës tyre ne raste të ndryshme festive. Pra veshjet e dikurshme po vijne vertet si stoli por kultura e veshjes popullore po zgjerohet dita dites duke zgjuar gjethsesi një traditë te harruar po te lëvruar ku me shume e ku me pak ne afro 30 zonat rurale te Nënshkodrës.

V. O këtë shkrim  e morëm nga  gazeta “Drita ”  në respekt të pënës  brilante të kolegut tonë Çesk Gjoni .

*Botuar në rubrikën “Zëri im” të gazetës “DRITA” dedikuar çdo qytetari që ka dëshirë të shkruajë dhe të dëgjohet

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.